Krijues bullgarë dhe kinezë bashkë në rrugën e mëndafshit

Pedagogë nga akademitë artistike në Sofje dhe në Pekin nisen në rrugën e mëndafshit, që të mund të ndjekin vijat në art, të cilat lidhin traditat dhe modernizmin. Me rastin e 70 vjetorit nga vendosja e lidhjeve diplomatike midis Bullgarisë dhe Kinës, Galeria Kombëtare Artistike ofron dy kate për ekspozitën me vepra të 40 krijuesve bullgarë dhe 51 krijuesve kinezë.

Pasi qe e treguar në Muzeun e Pallatit Perandorak në qytetin e Ndaluar /Taimiao Art Muzeum/ në Pekin,  ekspozita bullgaro-kineze “Rruga e mëndafshit: nga tradita drejt modernizmit” sot ndriçon sallat e pallatit të dikurshëm tonë mbretëror. Në të piktorë dhe skulptorë prezantojnë krijimet e veta përmes një larmie të stileve dhe temave të ndryshme, kurse mjetet e tyre shprehëse kalojnë nga pikturimi klasik dhe grafika në një shtyp digjital dhe teknika të përziera.

Pjesëmarrësit kinezë kanë një ekspozitë jashtëzakonisht të larmishme - thotë kuratorja e projektit Aleksandra Janeva. Për mua, si një përfaqësuese e një populli të krishterë dhe nga një gjerësi tjetër gjeografike, një përshtypje më të madhe më bën vepra e Uan Xhon - një skulpturë prej bronzi të Lao Dxë, si dhe skulptura “Një nga shtatë pleqtë e urtë të pyllit prej Bambuku”  të Dzi Kan. Një krijim tjetër marramendës përbën kompleti prej porcelani për ceremoninë e çajit, të punuar nga Huan Çënmao. Disa nga krijimet e eksponuara të autorëve kinezë janë shumë befasuese, me qenë se janë të bëra në Bullgari. Për shembull peizazhet me ngjyra tepër optimiste dhe të përfunduara me mjeshtëri nga qytetet Nesebër dhe Plovdiv, të para përmes vështrimit të ndjeshmërisë lindore.

Piktorët dhe skulptorët bullgarë, mes të cilëve dhe profesori Andrej Daniell, profesori Emill Popov, profesori Svilen Stefanov, Konstantin Kostov dhe Veliko Marinçevski, prezantojnë në ekspozitë veprat e veta të reja, të krijuara gjatë disa vjetëve të fundit. Një prej këtyre krijimeve është instalimi “Shtresa delikate” i profesoreshës Anna Bojaxhieva, i cili është i vendosur në qendër të sipërfaqes së ekspozitës. Në varësi nga vendi, në të cilën eksponohet, nga drita dhe nga këndi i varjes, ky instalim ndryshon dhe në këtë mënyrë prezanton variacionet e vetes së vet në çdo një ekspozitë tjetër të ardhshme,thotë akoma Aleksandra Janeva.

Portretet e 3 brezave, të lidhur përmes lidhjeve fisnore midis tyre dhe të prezantuar në një mori të përngjashme ngjyrash, dërgojnë mesazhin universal për forcën bashkuese të familjes.

Këto janë 3 krijime të profesoreshës Desisllava Minçeva shton kuratorja. Piktorja ka zgjedhur të prezantojë veten përmes një autoportreti të vet, nga ana e saj e djathtë qëndron portreti i nënës së saj , kurse nga ana e majtë – ai i djalit të saj të dashur. Portretet janë me një përmasë më të madhe dhe në to vihet re qartë mjeshtëria me të cilën autorja tregon karakteristikat e fytyrës së njeriut, dinamikën e tij të brendshme. Në këto piktura kaq ndikuese Desisllava Minçeva gërsheton mjeshtërinë e psikologjizmit me mjeshtërinë e teknikës së përzier.

Bullgaria dhe Kina vendosin marrëdhënie diplomatike më 3 tetor 1949 dhe një vit më vonë hapin ambasada të veta në Pekin dhe në Sofje. Gjatë viteve dialogu midis të dyja vendeve kalon përmes periudhave ulje-ngritje, kurse sot bazohet mbi dëshirën e përbashkët për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, të arsimit dhe të kulturës.  Kina është partneri ynë i dytë eksportues për nga madhësia jashtë Bashkimit Evropian, pas Turqisë. Sipas ministrit të ekonomisë Emill Karanikollov, eksporti bullgar për Kinën gjatë viteve të fundit është shtuar dhjetë herë dhe gjatë vitit të kaluar ka arritur 882 milionë dollarët rekorde. Tregtia dypalëshe barazohet në  2,4 miliardë dollarë, që është një rritje prej 22% kundrejt vitit 2017.  Përpara ca kohe Bullgaria dhe Kina firmosën një deklaratë për partneritet strategjik në sfera si tregtia, investimet, infrastruktura, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, turizmi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: nationalgallery.bg dhe Diana Cankova

Më shumë nga rubrika

Një muze në Romë po hap dyer për “Bullgarinë përmes qelqit të kohës”

Nga data 12 dhjetor deri më 12 janar muzeu, i cili i kushtohet jetës së romakëve – Museo di Roma in Trastevere, në kryeqytetin italian do të jetë mikpritës i ekspozitës interaktive me titull “Bullgaria përmes qelqit të kohës”, mbështjellë nga aroma..

botuar më 19-12-08 1.35.MD

Agela Rodel e prezanton letërsinë bullgare përpara botës anglishtfolëse

Amerikania Angela Rodel zgjedh të jetojë dhe të punojë në Bullgari akoma përpara 15 vjetëve. Që atëherë ajo këndon këngët të cilat janë me një tingëllim etno bullgar bashkë me muzikantët nga grupi “Gollogan”. Merr pjesë në disa filma artistikë të..

botuar më 19-12-07 10.30.PD

Vdiq artistja e njohur e teatrit bullgar Stojanka Mutafova

Sot në mëngjes vdiq artistja e njohur e teatrit dhe e kinemasë bullgare  Stojanka Mutafova në moshën 97 vjeçe. Gjatë javëve të fundit ajo qe në spital pas problemeve të cilat i kishte me fshikëzën e tëmthit, të cilat kërkuan një operacion të..

botuar më 19-12-06 12.10.MD