Studioja arkitekturore e italianit Maksimiliano Fuksas fitoi konkursin ndërkombëtar për rinovimin e Sheshit “Shën e Diela” në qendrën e Sofjes. Projekti parashikon që sheshi të bëhet zonë këmbësorësh pa lëvizje të automobilave. Tramvaji do të kalojë anas kishës. Rrënojat arkeologjike do të ruhen në nivelin nëntokësor dhe do të mbulohen me material të tejdukshëm mbi të cilin do të kalojnë këmbësorët. Në sheshin “Shën e Diela” ngrihet kisha me të njëjtin emër, e cila është një nga monumentet më të njohura fetare dhe kulturor-historike në kryeqytetin bullgar. Supozohet se ajo është ndërtuar që në shekullin e 10-të. Në të kaluarën në afërsi të sheshit të sotëm ka qenë udhëkryqi i dy rrugëve kryesore të cilët i lidhnin portat lindore dhe perëndimore të qytetit.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e..