Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Rumani filloi procesi për revolucionin nga viti 1989

Foto: REUTERS

Në Gjykatën Supreme të Kasacionit të Rumanisë filloi procesi për revolucionin e vitit 1989 në të cilin të akuzuar në krime kundër njerëzimit është ish presidenti i Rumanisë Jon Iliesku. 89 vjeçari Iliesku u prezantua nga avokati i tij. Sipas aktit të akuzës në sfondin e keqësimit të marrëdhënieve midis Rumanisë dhe Bashkimit Sovjetik pas ngjarjeve në Pragë në vitin 1968 dhe për shkak të pakënaqësisë së madhe të shoqërisë, të akuzuarit formuan një grup të disidentëve me qëllim rrëzim nga pushteti i Nikollae Çausheskut por mbetja e Rumanisë në sferën e ndikimit të Bashkimit Sovjetik. Në grup hynin politikanë dhe ushtarakë të margjinalizuar në ndonjë mënyrë nga Çaushesku. Gjatë zhvillimeve të dhjetorit të vitit 1989 si rezultat i të cilave pushteti komunist në Rumani u rrëzua, Iliesku, i cili atëherë ishte lider i Frontit Rumun të Shpëtimit Kombëtar, dhe përkrahës të tij morën pushtetin në vend, shkruan në akuzë. Ata krijuan një psikozë të përgjithshme e cila u bë shkak për qitje kaotike dhe urdhra kontradiktore ushtarake. Si rezultat u vranë më se 860 veta dhe më se 2000 u plagosën.


Eurodeputet kroat do të përgjigjet  para Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor

Foto: sdp.hr

Eurodeputeti kroat Tonino Piculla u caktua raportues të Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor para Samitit në Zagreb në maj të vitit 2020. Ai do të përgjigjet për rekomandimin nga Parlamenti Evropian  për Këshillin e Evropës dhe për Komisionin Evropian për hapjen e negociatave për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Një nga sfidat kryesore para raportuesit do të jetë gjetja e konsensusit në kuadrin e Këshillit përsa i përket zgjerimit të bashkimit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Ekspertë nga BE-ja dhe ShBA-ja vlerësojnë dëmet nga tërmeti në Shqipëri

Foto: EPA/BGNES

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare të japë ndihmë financiare dhe ekspertësh për rimëkëmbjen e vendit nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 të Rihterit që ra në bregdetin adriatik të Shqipërisë. Stuhia e mori jetën e më se 50 vetave, më se 3000 u plagosën dhe mijëra mbetën pa strehë. Më të prekur nga tërmeti ishin qyteti Durrës dhe qyteti Thumanë. Inxhinierë nga BE-ja dhe ShBA-ja bashkë me specialistë vendor vlerësojnë dëmet e tërmetit. Ndihmë materiale për Shqipërinë dërguan të gjitha vendet ballkanike, duke përfshirë edhe Bullgarinë.


Qiproja kritikoi marrëveshjen midis Turqisë dhe Libisë për kufijtë detare në Mesdhe

Foto: dw.com

Ministria qipriotë e punëve të jashtme dënoi si shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare marrëveshjen midis Turqisë dhe qeverisë së njohur nga OKB-ja të Libisë për caktimin e kufijve detare midis të dy vendeve. Marrëveshja në fjalë nuk evidenton të drejtat ligjore të shteteve të tjera të Mesdheut Lindor. Pakënaqësi ndaj marrëveshjes shprehën edhe Greqia dhe Egjipti. Marrëveshja e Turqisë me Libinë shtie tension të ri në problemin ekzistues midis Greqisë, Qipros dhe Egjiptit në lidhje me të drejtave të shpimit për hidrokarbure në Mesdheun Lindor. 


Ambasada e ShBA-së në Athinë paralajmëroi për rrezikun e akteve terroriste ditët e festave të fundvitit

Foto: EPA/BGNES

Ambasada e ShBA-së në Greqi paralajmëroi shtetasit amerikanë të cilët planifikojnë të kalojnë festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri në Greqi të jenë të kujdesshëm duke vizituar rajone ku mblidhen shumë njerëz për shkak të rrezikut të akteve ekstremiste. Në informacion theksohet, se policia greke ndërmori masa të përforcuara të sigurimit të vendeve si qendra tregtare, pazare, aeroporte, kisha. Nga ana e vet Ministria greke e punëve të brendshme nuk informon për kërcënim real të sulmeve terroriste në territorin e vendit.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD