Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti Evropian nuk zuri pozitë në diskutimet për autostradën për në Greqi

Foto: arkiv

Komisioni i Peticioneve në Parlamentin Evropian mbylli kërkesën e shoqatave civile nga Bullgaria për ndryshime në projektin e autostradës “Struma”. Tani Komisioni Evropian duhet të vendosë a janë të respektuara standardet evropiane për kalimin e trasesë përmes Grykës së Kresnës. Brukseli tashmë i dërgoi Sofjes një letër në të cilën shtron çështjen për mbrojtjen e larmisë biologjike gjatë ndërtimit dhe pret përgjigje deri më 15 janar të vitit 2020. Eurodeputeti Andrej Novakov i bëri apel BE-së kur vendos për financimin e kësaj pjese të fundit të autostradës deri në Greqi të evidentojë se për 9 vitet e fundit në grykë e humbën jetën 235 veta.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deri të premten në të gjithë vendin do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë

Ditën e enjte moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët verilindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 21°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 32 deri në 37°, në kryeqytet 32°. Do të jetë me diell..

botuar më 24-07-31 7.45.MD

Takimi i ITN-së me Xhevdet Çakërov dhe deputetët e përjashtuar nga DPS-ja ishte i suksesshëm

Stanisllav Ballabanov, nënkryetar i grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë” (ITN) e cilësoi si konstruktiv takimin me grupin e deputetëve që u shpallën për unitetin e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) nën udhëheqjen e kryetarit të nderit të..

botuar më 24-07-31 6.47.MD

Dy avionë suedezë zëvendësuan ata francezë në shuarjen e zjarreve

Në luftën kundër zjarrit në malin Maleshevska, avionët francezë u zëvendësuan nga dy avionë suedezë, njoftoi BTA duke cituar Drejtorinë Kryesore "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë". Situata vazhdon të jetë e vështirë dhe në terren janë..

botuar më 24-07-31 5.22.MD