Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur flasin kukullat, mund t’ju thonë gjëra të cilat mbase nuk do të doni t’i dëgjoni

Pavarësisht nga lloji dhe numri i tyre, lodrat e fëmijëve janë diçka shumë speciale si për të vegjlit, kështu dhe për të moshuarit të cilët prej kohe kanë dalë nga bota e fëmijërisë. Në qilar ose bodrum, çdo një njeri ka ndonjë kuti të madhe, plotë me kujtime nga fëmijëria e tij. Një pjesë nga këto kujtime janë dhe lodrat, të cilave në fëmijëri njeriu ua ka treguar mendimet dhe ndjenjat e veta. Në këtë mënyrë një lojë fare e zakonshme kthehet në terapi, në të cilën nuk ka nevojë për njeri tjetër, por vetëm besim dhe dëshirë për të zbuluar rrugën e drejtë me ndihmën e sendit të vlefshëm për ty. Papritmas loja mund të kthehet në teatër, kurse lodrat në personazhe. Por, në ditët tona, teatri i kukullave sikurse ka humbur popullaritetin, tërheqjen dhe joshjen e vet, kurse publiku për një tip të tillë shfaqjesh po pakësohet. Shkaku për këtë është fakti se të rinjtë sot kanë shumë gjëra të ndryshme argëtuese që popullarizohen në mënyrë agresive, kurse reklama e domosdoshme për të mungon.

Kam ndjenjën se prindërit gjithnjë e më rrallë i shpien fëmijët e vet në teatër të kukullave dhe arti i kukullave sikur mbetet prapa thotë artistja e kukullave Julia Kollarova. Pavarësisht se më shpesh ajo luan në shfaqje për fëmijët, ajo ka spektakël të vet dhe për të moshuar:Ajo të cilën po mundohem ta bëj  me kukullat për të moshuarit, është t’u tregoj njerëzve sesi të kthejnë fëmijërinë në veten e vet. Kukulla na ndihmon të shprehim gjërat, të cilat janë brenda nesh, por nuk mundim t’i themi. Mbase, disa njerëz në publik shpesh ndiejnë shqetësim, por në një moment, “kur kukullat fillojnë të flasin, mund të thonë gjëra, të cilat jo gjithmonë do të donit t’i dëgjoni” – pohon Julia. Por, padyshim teatri i kukullave mbetet më i rëndësishëm për fëmijët, sepse i mëson të njohin vlerat, aq sa është e mundur t’i respektojnë dhe të mund të jetojnë sipas tyre:

Artistët e kukullave i shikojnë vlerat si diçka, e cila është shumë e rëndësishme, sepse në sajë të tyre fëmijët formojnë dhe ndërtojnë karakteret e vet, mund të komunikojnë dhe të shikojnë drejt botës në bazë të një mënyre fare të ndryshme. Aktualisht ka një panik mjaft nëbotë të lidhur me teknologjitë dhe jetën me rritmë të shpejta. Fëmijët kanë nevojë që gjërat të zhvillohen pak më ngadalë, sepse e gjithë kjo shpejtësi iu dëmton shumë. Teatri i kukullave u ndihmon të shkëputen për pak nga ekrani i telefonit dhe i televizorit, të hyjnë në sallë dhe të shikojnë diçka magjike, të gjallë dhe të vërtetë, e cila bëhet këtu dhe tani.

Dizajnin dhe qepjen e heronjve, artistja ua lë skenografëve, duke  sqaruar specifikat e personazhit në të cilin do të mishërohen. Nganjëherë, që të mund të krijosh kukullën perfektë është e nevojshme që të tregosh një durim dhe të ndash më shumë kohë. Herën tjetër, dizajni dhe punimi bëhen për disa orë.

Kukullat mund të jenë një instrument i shkëlqyer, me ndihmën e të cilit tregojmë dhe analizojmë gabimet e drejtuesve ose të opozitës, pa rëndësi nga kjo se në cilin shtet gjendemi. Që të jesh i mirë në satirën politike duhet ta kesh të qartë rendin e ditës të shoqërisë dhe të ndjekësh me vëmendje transformimet e tij. Me qenë se Julia nuk është njeri i tipit të tillë, për të janë të rëndësishme tema të tjera:

Unë i prezantoj para së gjithësh gjërat që janë më afër meje si një gruaje e zakonshme. Shumë vajza interesohen për gjërat e tyre dhe e kanë të vështirë të interesohen për politikë. I emocionojnë më tepër gjërat njerëzore, ndjenjat, të cilat nuk janë dhe kaq të qarta për meshkujt, gjë e cila është fare normale. E vërteta është se, njerëzit pak a shumë ikin nga politika. Për mua po kështu , kjo temë është tepër e largët. Pavarësisht nga kjo, do të gëzohem në qoftë se ka kolegë të tjerë, të cilët merren pikërisht me satirë politike dhe ajo hyri dhe zgjoi interesin tek njerëzit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: facebook.com/muppetgirls


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD