Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujdesi për ambientin rrethues dhe klimën është në qendrën e politikës së re të përbashkët bujqësore

Foto: recap-h2020.eu

Një nga qëllimet kryesore e politikës së re të përbashkët bujqësore 2021 – 2027 është kujdesi për ambientin rrethues dhe klimën. Kjo u bë e qartë gjatë prezantimit zyrtar të analizës SWOT për ambientin rrethues dhe klimën hartuar nga Universiteti Agrar në qytetin Pllovdiv. Ndër qëllimet specifike të parashikuara në politikën e re bujqësore janë kontributi për zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike dhe adaptimi me to, si dhe inkurajimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimi efektiv i resurseve natyrore si uji, dheu, ajri. Mbrojtja e  larmisë biologjike, përmirësimi i shërbimit të ekosistemeve dhe mbrojtja e rajoneve të banimit dhe landshaftit gjithashtu janë pjesë të pandarë të politikës së përbashkët bujqësore. Vendi ynë u angazhua të krijojë vullnetarisht skema ekologjike për bujqit, të cilat duhet të përfshijnë stimuj për praktika bujqësore të dobishme për ambientin rrethues dhe për klimën. Në Plovdiv asociacione bujqësore prezantuan praktika të mira ekologjike që kanë të bëjnë me zhvillimin më të qëndrueshëm të bujqësisë ekologjike.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD