Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdiq artistja e njohur e teatrit bullgar Stojanka Mutafova

Foto: BGNES

Sot në mëngjes vdiq artistja e njohur e teatrit dhe e kinemasë bullgare  Stojanka Mutafova në moshën 97 vjeçe. Gjatë javëve të fundit ajo qe në spital pas problemeve të cilat i kishte me fshikëzën e tëmthit, të cilat kërkuan një operacion të ngutshëm.

Emri i vërtetë i artistes së madhe është Stojana, por pasi ka qenë i ngatërruar në afishen teatrale, ajo bëhet e njohur për publikun si Stojanka. Me talentin e saj të ndritshëm, me ndjenjën e humorit dhe me energjinë e saj të pashtershme Stojanka Mutafova gjeti vend në zemrat e bullgarëve të brezave të tërë. Agjencia “Reuters" e quan "mbretëreshën e komedisë bullgare". Pak para se të mbushë 95 vjeç, Stojanka Mutafova ishte kandidate për Rekord Botëror të Ginesit në kategorinë “Artistja më e moshuar e cila luan aktivisht në skenë”.

Për burimin e energjisë së saj të pashtershme në skenë ajo thotë: “Kështu kam lindur. Nuk kam synuar të jem energjike. Të jesh energjik, është një nga gjërat, për të cilat njeriu nuk i jep llogari vetes. I lë gjërat të ecin vetë, të të frymëzojnë, të të japin mësime, pa bërë plane paraprake”. Kurse pyetjes, kur mendon që të largohet nga skena, ajo përgjigjet, se do të pushojë së luajturi atëherë , “kur fillojnë t'u presin flokët milingonave, në një verë me diell jo ekzistuese”.

Artistja jonë e njohur ka lindur më 2 shkurt gjatë vitit 1922. Përfundon studimet e saj  në degën e filologjisë klasike në Universitetin e Sofjes, kurse pas kësaj dhe shkollën teatrale shtetërore pranë Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje dhe degën teatrale të Akademisë së Arteve në Prag të Çekosllovakisë. Që nga viti 1946 deri në vitin 1949 punon në një teatër në Pragë. Kthehet në Bullgari, ku debutimi i saj profesional është në skenën e Teatrit Popullor. Ka luajtur mbi 100 role teatrale. Ka marrë pjesë në disa nga filmat më të njohur e të shënuar bullgar:” Specialisti për gjithëshka”, “Ljubimec 13, “E ngrohtë” e të tjerë. Ka pjesëmarrje të shumta nëpër estradën në Bullgari dhe nëpër botë. Ajo është mes themeluesve të njërit prej teatrove më të njohur bullgar-Teatri i Satirës.

Përkulje para kujtimit të artistes së madhe Stojanka Mutafova – një nga simbolet e teatrit dhe të kinemasë bullgare!

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Muzeu

Muzeu “Veliki Presllav” prezanton Rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari

Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve".  Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..

botuar më 25-02-14 10.41.PD
Shkolla bullgare

Shkolla "Ivan Vazov" në Paris me një sfidë magjike për fëmijët që shkruajnë bullgarisht

Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..

botuar më 25-02-12 6.10.PD
Maria Bakallova

Maria Bakallova do të jetë partnere me Sylvester Stallone

Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..

botuar më 25-02-11 11.21.PD