Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bankierja Teodora Petkova për “Radio Bullgarinë”:

Për të pasur biznes të suksesshëm, duhet të kesh një ekip të mirë dhe aftësinë ta dëgjosh atë

Foto: BGNES

Dita, në të cilën nderojmë Shën Kollin Çudibërësin (6 dhjetor) është festa profesionale e bankierëve në Bullgari. Sipas legjendës shenjtori i lindur në Azinë e Vogël, ka jetuar si fajdexhi dhe ka ndihmuar të varfëritë, duke dhuruar fshehtazi fitimin e vet. Ka mbrojtur të pafajshmit, kurse me fjalët e tij i ka ndihmuar të forcojnë besimin e tyre. Sipas traditës në këtë ditë në tavolinë detyrimisht duhet të ketë gjellë me peshk, sepse bullgari beson se në këtë mënyrë do t’i sigurojë vetes dhe të afërmve të vet shëndet dhe mirëqenie.

Dita e Shën Kollit është shpallur festa e bankierëve me vendim të Bankës Popullore Bullgare dhe Asociacionit të Bankave Tregtare më 1992. Në sektorin bankar kjo ditë është lidhur me bilanc për gjërat e arritura dhe për sfidat, të cilat i presin institucionet financiare gjatë vitit të ardhshëm. Testet e stresit, të zhvilluara në sistemin tonë bankar gjatë këtij viti në lidhje me kërkesat ndaj Bullgarisë për anëtarësi në Eurozonë, me siguri ishin një nga sfidat e mëdha për këtë sektor. Teodora Petkova – drejtoresha ekzekutive e një nga bankat e mëdha në Bullgari, prezantoi para mikrofonit të “Radio Bullgarisë” pikëpamjen e vet për këtë kontrollim, duke shpjeguar:

“Rezultatet nga verifikimi i cilësisë së aktiveve dhe testet e stresit, sipas meje, treguan se nuk ka asgjë befasuese. Mendoj se sektori bankar është i qëndrueshëm dhe i kontrolluar në mënyrë të mirë. Punon sipas rregullave të bashkërenduara me standardet evropiane dhe bën biznes në mënyrën e drejtë. Natyrisht ka dhe banka, të cilat kanë nevojë për hapa konkrete për të rritur qëndrueshmërinë e tyre, por në përgjithësi situata është e mirë, sjellja e institucioneve financiare është konservative, siç është dhe vetë modeli. Prandaj nuk mendoj se rezultatet e konstatuara me mungesë të pjesshme të kapitalit në disa banka është arsye për të menduar se nuk jemi të qëndrueshëm. Stabiliteti është garantuar edhe për vitin e ardhshëm, pavarësisht nga fakti se punojmë me norma të ulëta të papara të interesit dhe ka nevojë për ndryshimin e tyre. Bankat punojnë me profesionizëm dhe do të shfrytëzojnë kapitalizimin e mirë , të cilin po e kemi për të siguruar qëndrueshmëri dhe kushte më të mira për klientët tanë gjatë vitit 2020.”

Kursimet e bullgarëve përbëjnë 70% prej produktit të brendshëm bruto të vendit. Në këtë kuptim çështja për gjendjen e depozitave dhe normat e interesit mbi to, emocionon të gjithë qytetarët dhe vazhdimisht është në rendin e ditës të shoqërisë.

“Mbi 80 miliardë leva (40 mlrd. euro) është vlera e kursimeve në sistemin tonë bankar dhe një pjesë e madhe prej tyre janë kursimet e personave fizikë”.  – tha Petkova. – “Është fakt se normat e ulëta të interesit ndikojnë dhe depozitat, ku interesi është afër zeros, por nuk mendoj se në të ardhmen e afërt mund të presim norma negative të interesit për depozitat e personave fizikë. Nuk e pres këtë.”

Teodora Petkova ka përvojë të pasur në sektorin bankar. Përveç se është menaxhere e UniCredit Bulbank, ajo është anëtare e Këshillit Drejtues të Asociacionit të Bankave Tregtare. Para një muaji ajo ishte dekoruar me çmimin prestigjioz për biznes “Mr. and Mrs. Economics”. Teodora Petkova e pranon këtë dekoratë jo si fitore personale , por si njohje për tërë ekipin, me të cilin ajo punon – shenjë për këtë se mënyra në të cilën ata punojnë është e drejtë dhe duhet të vazhdojnë në të njëjtën drejtim. Sipas saj cilësia më e rëndësishme e një menaxheri me ekip të mirë është aftësia e tij për ta dëgjuar. Përveç kësaj me rëndësi është që të kuptosh se jo gjithmonë idetë tënde janë më të mirat dhe duhet të pranosh idetë e të tjerëve dhe të ndihmosh realizimin e tyre.

Bankierëve në Bullgari zonja Petkova u uron një festë të bukur: „Të gjithë kolegëve të mi u uroj të shkojnë çdo ditë në punë me buzë në gaz dhe të punojnë atë, të cilën e duan. Dhe në vend të parë – shëndet për ta dhe për familjet e tyre, për biznesin dhe për shtetin!”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Më se një e treta e familjeve bullgare qëndrojnë në të ftohtë dhe ndotin ambientin rrethues

Bullgaria shtrihet në Evropën Juglindore ku supozohet se klima është më e butë, se ka më shumë ditë me diell dhe me ngrohtësi dhe se rrallë imponohet ngrohje suplementare të banesave dhe të dikastereve. E vërteta është, se vendi ynë shtrihet në..

botuar më 20-01-08 3.31.MD

Para dhe shëndetësi

Sot shëndetësia e mire kushton shumë para. Dhe prandaj jo të gjithë njerëzit mund t’i ndjekin këshillat për një mënyrë jetese të shëndetshme, pavarësisht se sipas 68% prej bullgarëve gjëja më e rëndësishme është shëndeti. Këtë e tregon anketa e..

botuar më 20-01-07 11.55.PD
Më shqetësuese është situata në Pernik, ku liqeni “Studena” që shërben për furnizimin e ujit të pijshëm është bosh.

Uji në Bullgari pakësohet dhe bëhet më i shtrenjtë

Problemet e lidhura me furnizimin e ujit në Bullgari bëhen gjithnjë e më të shumta dhe më serioze. Popullsia e vendit tonë është 7 miliona dhe 315 mijë prej shtetasve bullgarë janë prekur nga ndërprerjet e furnizimeve të ujit. Furnizime me orare ka..

botuar më 20-01-02 3.08.MD