Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shën Nikolla farkëton patkonjtë e kalit”

Dita e Shën Kollit në këngët dhe legjendat popullore

Kur vjen muaji dhjetor, në Bullgari festat sikur janë më shumë se ditët e zakonshme të punës. Pavarësisht nga moria e detyrave të shumta dhe të ngutshme, të zakonshme për ditët para Krishtlindjeve, “vala” prej ditëve të emrit dhe çdo lloje shkaqesh për të festuar na “vërtisin” në ritmin e vet. Dita e parë e madhe nga vargu i ditëve festive para Krishtlindjeve është 6 dhjetori. Në këtë datë bota ortodokse nderon Shën Nikollin e Mirës-Çudibërës, të cilin kisha e lavdëron si një shembull i besimit dhe i butësisë.

Në kalendar dita e Shën Kollit ndodhet në mes të kreshmëve para Krishtlindjeve dhe është mes festave të krishtera më të dashura e të respektuara popullore. Festën e vet profesionale e festojnë në këtë ditë dhe bankierët, marinarët dhe peshkatarët. Sot festojnë ditën e vet të emrit mbi 200 000 bullgarë. Sot në tavolinë në mënyrë të detyrueshme gjen vend peshku, zakonisht një krap i mbushur ose ndonjë gjellë tjetër me peshk, misër i zier, grurë ose bollgur, gatuhet dhe bukë.

Si pjesa më e madhe e shenjtorëve të krishterë, Shën Nikolla ka fituar një imazh të vet edhe në traditën popullore – një nga dëshmitë e shumta për forcën çudibërëse të folklorit të afrojë dhe të përdorë mençurinë dhe pjekurinë e kohrave të lashta. Sipas legjendës kur e ka krijuar tokën, Zoti ka mbledhur 5 vëllezër – shenjtorë dhe secilit ia ka dhënë mundësinë të drejtojë ndonjë nga stuhitë. Shën Kollit i kanë rënë detet, lumenjtë dhe stuhitë.

Në këngët popullore, përrallat dhe legjendat, Shën Nikolla është përkrahës i thellësive të detit, i stuhive detare, përkrahës i marinarëve dhe i peshkatarëve. Këto përfytyrime u përgjigjen plotësisht legjendës për shpëtimin çudibërës të marinarëve në kohën e një stuhie të madhe të përshkruar në jetëshkrimin e shenjtorit. Në disa nga këngët popullore Shën Kolli ka krahë dhe jo vetëm që arrin deri në fundin e detit, por mundet të fluturojë dhe më lartë. Është gati në çdo një moment të ndihmojë në qoftë se ndonjë është në telash. Është i përshkruar si një trim i bukur, i cili e përgatit kalin e tij dhe si një gjysh, nga mjekra e të cilit bie dëborë. Sipas një legjende tjetër, kur Zoti ka mbledhur të 5 vëllezërit, Shën Kollit i kanë rënë “shërbesa dhe tavolina”. Në praktikën e zakonshme bullgare “shërbesa” është festa e kushtuar ndonjë shenjtori të krishterë, të nderuar si përkrahës të një njeriu të veçantë ose të gjithë familjes, fisit ose bashkësisë. Tek ne shumë vendbanime i ruajnë akoma këto tradita. Shën Nikolla është patron i qytetit Burgas, si dhe i një sërë vendesh të tjera nëpër bregdetin bullgar.

Në imazhin folklorik të shenjtorit studiuesit zbulojnë dhe tipare të njeriut-dragua nga mitologjia, i cili mund të jetë me njërin shpirt në një vend, kurse me tjetrin – në ndonjë vend tjetër. Etnografi i njohur bullgar Dimitër Marinov ka regjistruar këngë dhe tregime të këtij lloji. Sipas tyre, kur ka qenë në tavolinë, kurse në det paraqitet rrezik për ndonjë, Shën Kolli nuk ka ikur nga tavolina, por e ka zënë gjumi. Në fakt kjo gjumë i ka dhënë mundësi që me njërin shpirt të fluturojë dhe të shpëtojë njerëzit, të cilët janë në rrezik. Dimitër Marinov citon një këngë, e cila është interpretuar në ditën e Shën Kollit në tavolinën e shtruar festive. Në të tregohet sesi “Shën Kolli farkëton patkonjtë e kalit”, që të shkojë në festë bashkë me “të gjithë shenjtorët”, sepse ka lindur Zoti i Ri. Kur kanë vajtur tek Nëna e Zotit, shenjtorët janë ulur në tavolinë. Shën Nikolla ka marrë gotën e artë, të cilën ia ka dhënë Shën Vasili, por e ka zënë gjumi dhe gota i ka rënë nga dora. Në një moment përpara se ta derdh verën, ai e ka kapur. Pas kësaj ka thënë se nuk e ka zënë gjumi, por është “transferuar” që t’i zbusë stuhitë e forta dhe të shpëtojë 3 gjemi.

Ky shenjtor është dhe përkrahës i familjes, i shtëpisë, i pronave dhe i bagëtisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA dhe BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dhuratë për dhuratë - bukë rituale dhe pjata tek Nata e Buzmit

Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të vitit. Darka në pritje të Krishtlindjeve është pa mish, por gjithashtu duhet të jetë e pasur dhe e..

botuar më 24-12-24 7.30.PD

"Zbrit, Xhermane, për darkë!" – magjia e humbur e Natës së Buzmit

Nata e Buzmit, e quajtur ndonjëherë edhe Vigjilja e Krishtlindjes, Krishtlindjet e Vogla, perceptohej si pjesë e një periudhe të errët, të tmerrshme, e ngarkuar me një potencial të fuqishëm për të ndikuar në të gjithë vitin e ardhshëm. Prandaj, nata..

botuar më 24-12-24 6.45.PD

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD