Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev është për votimin me makina

Presidenti Radev
Foto: BTA

Në një takim me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Presidenti Rumen Radev nguli këmbë për aplikimin e votimit me makina në të gjitha zgjedhjet në vend dhe për përshpejtimin e tempit të aplikimit të votimit elektronik. Kjo kushton para, por duhet të votohet me makina, tha Radev. Kreu i Shtetit dha si shembull zgjedhjet e fundit vendore për këshilltarë bashkiakë, ku kishte tepër shumë fletëvotime të parregullta, duke nënvizuar se më e vështirë është pikërisht luftimi i votës së blerë dhe i asaj korporative. Radev shprehu pakënaqësinë e vet se në buxhetin për 2020-ën nuk janë parashikuar para për blerjen e makinave të votimit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ushtarakë bullgarë do të trajnojë ushtarë ukrainas

Qeveria e përkohshme lejoi ushtrinë bullgare të trajnojë ushtarë ukrainas në territorin e vendeve anëtare të NATO-së. Në arsyetimet theksohet se me këtë vendim vendi ynë shpreh mbështetjen për Ukrainën, mbron vlerat euroatlantike dhe forcon..

botuar më 24-08-07 5.51.MD
Përfaqësuesit e popullit Toshko Jordanov, ITN (majtas), dhe Kostadin Kostadinov (djathtas),

Kuvendi Popullor ndaloi propagandën seksuale jotradicionale në shkollë

Pas debateve të ashpra që zgjatën mbi tre orë, Kuvendi Popullor ndaloi në shkolla propagandën, popullarizimin ose nxitjen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të ideve ose pikëpamjeve që lidhen me orientimin seksual jotradicional dhe/ose përcaktimin e..

botuar më 24-08-07 5.34.MD

Një rekord prej 38 000 hektarësh u dogjën në vend nga zjarret e verës

Bullgaria është vendi më i prekur nga zjarret në pyje në BE që nga fillimi i vitit 2024, pas Qipros. Kjo është bërë e ditur në Facebook nga përfaqësia e Komisionit Evropian në Sofje. Të dhënat janë nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në..

botuar më 24-08-07 1.53.MD