Për herë të parë të ardhurat mesatare mujore në Bullgari në bazë të të cilave llogariten kontributet e sigurimeve janë mbi 500 euro. Të dhënat janë për muajin tetor 2019. Këtë e shkroi në Facebook Kryeministri Bojko Borisov. Kjo është një rritje prej 50 euro për një vit. Puna e bullgarëve paguhet gjithnjë e më mirë. Rritja e të ardhurave do të vazhdojë dhe gjatë viteve të ardhshme, kur do të punojmë fortë me qëllim që ajo të bëhet më e madhe dhe në këtë mënyrë të ndihet nga të gjithë bullgarët, premton Kryeministri Borisov.
Para kësaj Instituti Kombëtar i Statistikave informoi se të ardhurat mesatare mujore për llogaritjen e kontributeve të sigurimeve në vend për tetorin 2019 janë 512,7 euro. Të ardhurat mesatare mujore në vend përdoren dhe për llogaritjen e pensioneve të reja dhe të dëmshpërblimeve të ndryshme të parashikuara në Kodin e Sigurimit Social.
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..