Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Instituti Arktik Bullgar tregon ekspozitë fotografike nga Kontinenti i Bardhë

Filloi ekspedita e 28-të polare bullgare

Foto: bg.wikipedia.org

Nga 9  deri më 13 dhjetor në Rektoratin e Universitetit të Sofjes mund të shihet ekspozita fotografike “Historia e bazës polare bullgare “Shën Kliment i Ohrit”. Ajo tregon zhvillimin e bazës bullgare në ishullin Livingston të Antarktidës nga krijimi i saj në vitin 1988 deri më sot.

Ekspozita është një tregim fotografik për ndërtimin e qendrës bullgare, e cila ndodhet 13 000 km. larg Bullgarisë, për entuziazmin dhe vështirësitë e themeluesve të saj, të cilët kanë filluar një etapë të re në shkencën bullgare. Janë përdorur shumë kuadro arkivore nga ekspedita e parë bullgare në Antarktidë.


Studimet tona antarktike hyrën në historinë më të re të Bullgarisë, sepse ato filluan gjatë shekullit të kaluar – në vitin 1988 në kohën e Ekspeditës së parë antarktike, kur ishin vendosur dy shtëpi të vogla në ishullin Livingston dhe me to filloi prania bullgare në Kontinentin e Akullt” – kujton kryetari i Institutit Antarktik Bullgar, i cili i udhëheq ekspeditat polare bullgare prof. Hristo Pimpirev.

Fotografitë në “Historinë e bazës polare bullgare “Shën Kliment i Ohrit”  tregojnë praninë bullgare atje – nga dy godinat e vogla në fillim deri në shtatë ndërtesat masive, të cilat aktualisht e përbëjnë qendrën bullgare antarktike. Një prej tyre është kisha e parë ortodokse në Antarktidë “Shën Ivan Rillski”, të ndërtuar në vitin 2003, e cila që nga viti 2012 ka ndërtesë të re.

Pas ndryshimeve politike të vitit 1989 udhëtimet për në Anktartidë janë ndërprerë, por janë rifilluar në vitin 1993.

Aktualisht zhvillohet ekspedita e 28-të polare bullgare. Grupi i parë i ekspeditës mbërriti në ishullin Livingston në fund të nëntorit , grupi i dytë do të nisë më 11 dhjetor, i treti – më 6 janar 2020, kurse ai i fundit – më 20 janar. Ja se çfarë shpjegoi prof. Pimpirev për qëllimin kryesor të ekspeditës së 28-të bullgare në Kontinentin e Bardhë.


Grupi i parë është prej 11 vetash – kryesisht njerëz, të cilët do të sigurojnë kushtet e përshtatshme për punën e shkencëtarëve gjatë sezonit të ri polar. Ata janë kryesisht mekanikë, inxhinierë, drejtues të sajave. Ndër ta ka vetëm një shkencëtar – Dimo Dimov, i cili është gjeolog dhe punon mbi një projekt që është pjesë e programit polar kombëtar, të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ne e kemi detyrën para shtetit dhe para komunitetit shkencor të ndërtojmë një laborator shkencor në Antarktidë, i cili do të jetë fytyra e shkencës bullgare para të gjithë botës”.

Në bazën tonë polare kanë ardhur shkencëtarë nga më shumë se 30 shtete. Për realizimin e projekteve shkencore është i domosdoshëm laborator i përshtatshëm shkencor. Pas shpalljes së konkursit ekipi i arkitektes Penka Stançeva fitoi të drejtën të realizojë projektin për ndërtimin e laboratorit. Ai do të ketë katër ambiente dhe do të përdoret nga shkencëtarët, të cilët punojnë në fushat e biologjisë, gjeologjisë, gjeofizikës, gjeomorfologjisë, glaciologjisë, sizmologjisë.

Profesori Pimpirev për herë të radhës pohoi se në Antarktidë ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale janë më të dukshme – një akullnajë, e cila vite me radhë i ka penguar shkencëtarët tanë të vizitojnë pjesën tjetër të ishullit Livingston, tashmë ndodhet 15 metra larg bregut. Dhe kjo është vetëm një prej dëshmive për shkrirjen e akullnajave dhe për rritjen e nivelit të ujit të detit.


Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: facebook.com/Bulgarian-Antarctic-Institute



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD