Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Rendimenti” i pasur i medaljeve i olimpikëve bullgarë në shkencat natyrore

Shtatëdhjetë e nëntë medalje dhe certifikata nga olimpiadat ndërkombëtare – ky është bilanci vjetor për skuadrat e nxënësve bullgarë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencave natyrore. Në takimin e tyre vjetor në Muzeun Arkeologjik Kombëtar erdhi dhe presidenti Rumen Radev për t’i përshëndetë.

Rumen Radevi u uroi të rinjve që të bëhen “fytyra e Bullgarisë në botë”, sepse pikërisht ata do ta ndihmojnë vendin tonë të arrijë suksese.

“Duke punuar në një lëmë jashtëzakonisht të vështirë, ju jo vetëm se afirmoheni, por dhe punoni për përparimin e shkencës, punoni për të ardhmen e Bullgarisë – një të ardhme, e cila gjithnjë e më shumë dominohet nga shkenca, inovacionet, digjitalizimi – tha në fjalimin e vet përshëndetës kreu i shtetit.  – Krahas të gjithë faktorëve të favorshëm, me të cilat përpiqemi t’i tërheqim investitorët e huaj, ndër stimujt më të fuqishëm, jeni ju me arritjet tuaja. Sepse kur një shtet me popullsi shtatë miliona veta përpiqet të konkurrohet me gjigantët si ShBA-ja, Rusia, Kina, Japonia, kjo do të thotë se ajo e ka kapitalin më të rëndësishëm – njerëzit e rinj me potencial të stërmadh”.

Maria, Matej dhe Viktor mbajtën medaljet e tyre të fituara në konkurrencë me më të mirët në botë. “Në të vërtetë i kemi të njëjtat sfida dhe përdorim mënyra të ngjashme për t’i përballuar” - tha Maria Drençeva nga Gjimnazi i matematikës në Sofje.

Matej, Maria dhe Viktor

Gjatë këtij viti Maria fitoi medaljen e artë në olimpiadën e gjeometrisë në Iran dhe të bronztën  në Olimpiadën Ballkanike të matematikës.

“U konkurrova edhe me veten edhe me problemat, të cilat ishin në të vërtetë shumë të vështira – vazhdoi Maria. -  Problemat e vështira në fakt janë shumë të mira dhe kur njeriu i zgjidh ndihet i kënaqur. Matematika është e shkëlqyer me logjikën e vet dhe me frymëzimin që është i domosdoshëm për zgjidhjen e problemave.

“Linguistika është një fushë hibride, ku takohen gjuhët dhe matematika “– shpjegoi Matej Petkov nga Gjimnazi Kombëtar i Matematikës dhe Shkencave Natyrore vendin e linguistikës në garat e shkencave natyrore. Me ndihmën e modeleve matematikore gjimnazisti fitoi olimpiadën e linguistikës në Korenë Jugore.

“Njeriu mund të merret me linguistikë edhe pa ditur shumë gjuhë – shpjegoi mbajtësi i medaljes së artë. -  Në olimpiadë jepen pesë problema në gjuha, të cilat janë të panjohura për pjesëmarrësit. Kjo është e lehtë, sepse aktualisht ka 8 mijë gjuhë në botë. Dhe në këto problema me ndihmën e shembujve të ofruara duhet të gjenden modelet e fshehura dhe të zbulohet logjika e vetë gjuhëve. Linguistika kompjuterike gjithashtu ka aplikim të madh, për shembull në përkthimin kompjuterik – në fakt Google Translate punon në bazë të parimeve të linguistikës”.

Viktor Baltin nga gjimnazi i matematikës dhe shkencave natyrore në Burgas është fituesi i medaljes së bronztë  në të njëjtën olimpiadë dhe shtoi se në gara ai hyn në rolin e një studiuesi që shkon në një shoqëri të panjohur dhe përpiqet të komunikojë me të. Në këtë mënyrë duke qenë në këtë olimpiadë ai “ka komunikuar” në një nga gjuhët e indianëve, në persishten e vjetër, në gjuhë që fliten në Indonezi, Afrikë, dhe Amerikën Jugore.

“Për gjuhën e indianëve nuk dija asgjë, por duhej të orientohesha se si formohen fjalët për ngjyrat e ndryshme – për shembull për ngjyrën e zi ata përdorin “me ngjyrë kafeje”, për ngjyrën e bardhë thonë “me ngjyrë qumështi”.

Matej, Viktor dhe Maria së shpejti do të mbarojnë arsimin e tyre të mesëm dhe ndoshta do të zgjedhin universitete të huaja. Por të tre janë tepër kategorikë se dëshirojnë të punojnë për Bullgarinë dhe me atdheun e lidhin të ardhmen e tyre profesionale.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD