Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët i kushtojnë rëndësi më të madhe solidaritetit në BE

Foto: europa.eu

Pyetjes cila është vlera më e madhe që Parlamenti Evropian duhet ta mbrojë, njerëzit nga 20 vende i përgjigjen se këto janë të drejtat e njeriut. Sipas të anketuarve në tri vende – Francë, Spanjë dhe Belgjikë, vlera kryesore është barazia gjinore. Vetëm për bullgarët në vend të parë në këtë klasifikim është solidariteti ndërmjet vendeve-anëtare të BE-së  - 51 % prej njerëzve tek ne mendojnë kështu. Për bullgarët solidariteti ka rëndësi më të madhe në krahasim me mesataren për të anketuarit e tjerë evropianë (33%). Sipas bullgarëve tema më e rëndësishme, mbi të cilën Parlamenti Evropian duhet të përqendrojë përpjekjet e veta është kundërvënia e përjashtimit social dhe varfërisë. Kështu mendojnë 36% prej të anketuarve tek ne, kurse 14% prej tyre mendojnë se tema më e rëndësishme është lidhur me ndryshimet e klimës. Të dhënat janë ofruar nga Eurostati.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD