Afro 60 – 70 për qind nga bullgarët e rinj që kanë frekuentuar forume për karrierë të organizuara nga Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale, shfaqin dëshirë të kthehen dhe të punojnë në Bullgari. Forumet janë organizuar bashkë me ambasadat e Bullgarisë në kryeqytetet e shteteve me përqendrim të lartë të studentëve bullgarë. Në Londër 68.2 për qind nga të anketuarit shprehin qëndrim të punojnë në Bullgari, vetëm 7.7 për qind nuk kanë dëshirë të kthehen. Në Këln 54 për qind nga të anketuarit thonë se kanë ndërmend të punojnë në Bullgari, ndërsa 8 për qind nuk dëshirojnë të kthehen. Ministria mendon masa për stimulimin e kthimit të bullgarëve nëpërmjet forumeve për karrierë të organizuara me punëdhënësit.
"BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..