Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019 numri i cigareve të paligjshme në Bullgari është pakësuar me 0.1 për qind në krahasim me tremujorin e dytë, tregon një studim i zhvilluar nëpërmjet grumbullimit dhe analizës së “kutive të zbrazëta të cigareve”. 3.3 për qind janë cigaret e paligjshme dhe kjo është përqindja më e ulët e konstatuar deri tani që nga viti 2010 e këtej.
Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov komentoi se sivjet janë arritur rezultate të mira dhe zonat problematike mbeten qytetet afër kufijve, ku përqindja e cigareve të kontrabandës është më e lartë. Drejtori i agjencisë “Doganat” Georgi Kostov bëri të ditur se që nga muaji janar deri në nëntor të këtij viti të ardhurat bruto të akcizave mbi produktet e duhanit janë rritur me 7.7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të 2018-ës.
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..