Majmuni më i vjetër hominoid, i cili lëvizte në dy këmbë dhe ecja e tij i përngjante asaj të njeriut, jetonte në Evropë. Për këtë dëshmojnë eshtra të zbuluara në provincën gjermane Bavari. Në ekipin ndërkombëtar i cili studioi zbulimin paleontologjik mori pjesë edhe shkencëtari bullgar nga Akademia Bullgare e Shkencave – profesor Nikollaj Spasov.
Majmuni hominoid është i quajtur Danuvius – me emrin e hyjnisë kelto-romake të lumit Danub. Zbulimi i skeletit të tij ndryshon rrënjësisht përfytyrimet e shkencëtarëve për evolucionin e hershëm të familjes njerëzore, mendon profesori Spasov.
Bëhet fjalë për një majmun hominoid në moshë nga 11.6 milion vitesh, i cili jo vetëm që është një lloj i ri por edhe një grup i ri për shkencën – tregon ai. – Në mënyrën e lëvizjes ajo gërsheton shenjet tipike për të gjithë majmunët më të lartë hominoid si shimpanze, gorillë, orangutang me mënyrën e lëvizjes së njeriut në dy këmbë. Domethënë Danuvius kishte mundësi të varej me këmbët e përparme mbi pemët por bashkë me këtë mund të lëvizej me këmbët e prapme të zgjatura, ashtu siç lëvizet njeriu. Këtë e zbuluam në sajë të kockave të gjata dhe të falangave të këmbëve të përparme dhe të prapme. Kjo do të thotë, se duke parë Danuviusin mund të përfytyrojmë paraardhësin e fundit e majmunit hominoid i cili çon te vija drejt njeriut.
Gjatë hulumtimeve u zbuluan 40 fosile të kockave të katër individëve – dy femëror, një mashkullor dhe një i fëmije. Prej tyre mund të gjykohet se Danuvius arrinte deri një metër lartësi. Pesha e ekzemplareve mashkullore ishte afro 31 kilogram ndërsa ato femërore – 18 kilogram. Majmuni hominoid kishte kraharor i gjerë dhe i sheshtë dhe vertebra të zgjatura lumbale të ngjashme me ato të njeriut. Kjo i lejonte majmunit të vërë qendrën e peshës mbi kofshët kur lëvizej në dy këmbë.
Nga qindra fosilet e sisorëve të cilat zbuluam ishte e domosdoshme të ndajmë ato kocka dhe fragmente të majmunit hominoid – tregon profesori Spasov për punën e tij nën udhëheqjen e profesoreshës Madlen Bjome nga Universiteti në Tjubingen. – Pas kësaj ishte e domosdoshme ta krahasojmë fosilet tona me fosile të zbuluara relativisht më vonë të majmunëve hominoid. Qëllimi ishte të mund të përfytyrojmë nga cila pjesë e skeletit janë fragmentet e zbuluara dhe më e rëndësishmja të bëjmë analizën e tyre funksionale. Pikërisht analiza funksionale na ndihmojë që të përfytyrojmë mënyrën e lëvizjes së majmunit Danuvius.
Me rëndësi është se bëhet fjalë për majmun hominoid nga Evropa, sepse një nga diskutimet më të mëdha në paleontologji është se pse njeriu filloi të ecën me dy këmbë dhe kur dhe ku bëhet kjo. Në përkrahje të tezës se përgjigja e këtyre pyetjeve duhet të kërkohet në Kontinentin e Vjetër janë edhe zbulimet e bëra para dy vitesh në Ballkan.
Në Gadishullin Ballkanik u zbuluan dy fosile – shpjegon profesor Spasov. – Grekopiteku (Graecopithecus freybergi) u quajt ashtu kur përshkruhej nofulla e poshtme zbuluar në afërsi të Athinës. U zbulua një fosile dhëmb në afërsi të qytetit Çirpan, i cili i përket të njëjtit gjini.
Me ndihmën e këtyre fosileve arritëm të vërtetojmë se grekopiteku është përfaqësuesi i vijës e cila çon në mënyrë të drejtpërdrejt te njeriu, pasi jetoi para 7.2 milion vitesh. Pas pak kësaj doli një artikull, sipas të cilit para 6 mijë vitesh në bregdetin e ishullit Kretë gjithashtu lëvizej ndonjë kafshë dykëmbëshe.
Ata paraardhës të njeriut jetuan pak para se në Afrikë të dalë avstralopiteku (Australopithecus). Kjo do të thotë se kur në Kontinentine Zezë shëtisnin paraardhësit e parë të njeriut, në Evropë tashmë ecte një qenie dykëmbëshe. Profesori Nikollaj Spasov është i bindur se do të ketë zbulime të reja më interesante lidhura me fosilet e paraardhësit e parë të njeriut – grekupiteku, të zbuluara afër qytetit bullgar Çirpan.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Diana Cankova, arkiv personal, Reuters
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..