Në mesazhin patriarkal dhe nga ana e Sinodit me rastin e Lindjes së Krishtit, të nënshkruar nga Patriarku Neofit dhe nga të gjithë 14 mitropolitët e tjerë të Kishës Ortodokse Bullgare, kleri i lartë u drejton bullgarëve të krishterë apel jo vetëm me anë të fjalës, por dhe me vepra të bamirësisë dhe të një vëmendjeje elementare njerëzore të kujdesen sipas forcave dhe mundësive të veta, të mos të ketë nevojtarë, të uritur dhe të etur. Me anë të mesazhit të vet Patriarku dhe mitropolitët përshëndesin me Lindjen e Krishtit të gjithë fëmijët besnikë të Kishës së Shenjtë Ortodokse, në Atdhe dhe larg tij, duke u uruar të gjithëve një shëndet shpirtëror dhe trupor, një frymë apostujsh dhe suksese të bekuara në çdo një nismë të mirë dhe të dobishme për të gjithë.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..