Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2019-ta – viti me rritje të radhës të investimeve të drejtpërdrejta të huaja në Bullgari

Tendenca e rritjes së investimeve të drejtpërdrejta të huaja në Bullgari po vazhdon dhe gjatë vitit 2019. Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare për periudhën janar-tetor ato janë afro 953.3 milionë euro dhe tejkalojnë me 554 milionë ato nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Një volum më i madh i investimeve direkte neto është regjistruar nga Holanda /422 milionë euro/, Gjermania /233.7 milionë euro/ dhe Britania e Madhe /168.3 milionë euro/. Në pamje të parë rritja gjatë viteve të fundit nuk është dhe kaq e madhe. Por, duhet të shënohet se kapitalet e huaja tani u drejtohen kryesisht prodhimeve industriale dhe sektorëve me vlerë të lartë të shtuar, që krijojnë punësim të madh dhe rritje ekonomike, në ndryshim nga vitet përpara krizës, ku qe regjistruar një bum i investimeve të huaja, por ato qenë kryesisht në fushën e pasurisë së paluajtshme.

Pavarësisht nga tendenca pozitive në lëvizjen e investimeve të huaja drejt vendit, përpara autoriteteve qëndron detyra e vështirë të evitojnë tejkalimin e pabarazive të thella regjionale në shpërndarjen e kapitalit të huaj. Bullgaria Jugore dhe disa zonat e mëdha të formuara ekonomike rreth qyteteve Sofja, Plovdiv, Haskovo dhe Dimitrovgrad po vazhdon të jetë një magnet për një pjesë të madhe të investimeve të huaja. Me përjashtim të disa investimeve të mëdha në fushën e industrisë së automobilave në qytetin Vraca /Teklas dhe MD Elektronik/, në qytetin Lloveç /VOSS Automotiv/ dhe në qytetin Pleven /Leoni/, në rajonet e tjera të Bullgarisë Veriore investimet janë akoma të pamjaftueshme. Kjo sipas kryeministrit Bojko Borisov do të ndryshojë  thellësisht me ndërtimin e autostradës Hemus dhe të rrugëve të tjera bazë në këtë pjesë të vendit. Padyshim që infrastruktura është me një rëndësi të madhe për investuesit. Njëkohësisht struktura e keqësuar demografike e popullsisë në disa regjione dhe pakësimi i madh i popullsisë në qendrat e mëdha të rretheve e bën detyrën rreth tërheqjes së kapitalit të huaj jashtëzakonisht të ndërlikuar, për shkak të mungesës së krahut të kualifikuar të punës, të shkaktuar nga proceset e migracionit. 

Kërkesat e paraqitura për certifikimin e projekteve të reja investuese janë mbi 850 milionë euro, shpalli më herët gjatë vitit Agjencia Bullgare për Investimet. Kohët e fundit  në Sofje u bë  hapi i parë drejt njërit prej investimeve më të mëdha të huaja.

Agjencia Bullgare për Investimet firmosi një memorandum me kompaninë koreano-kineze “Songuo Motors” dhe me atë italiane –“Hadid Holding” me qëllim ndërtimin e një uzine për automjete elektrike. Të dyja firmat kanë dëshirë të investojnë në Bullgari 200 milionë dollarë. Pritet  që investimi i ardhshëm të krijojë hapjen e rreth 2000 vendeve të reja të punës.

Viti 2019 do të mbahet mend edhe me konkurrencën e ashpër për tërheqjen e një investuesi në fushën e industrisë së automobilave. Bullgaria e humbi garën me Turqinë në finale për uzinën e re të automobilave të firmës Volkswagen. Por, më pas gjiganti i makinave gjermane e ndaloi përkohësisht projektin për shkak të operacionit ushtarak të Turqisë në Siri, gjë e cila i hap një mundësi të re Bullgarisë që të mund të ndërhyjë në betejën për këtë investues strategjik dhe të propozojë kushte edhe më të mira nga ato fillestaret.

Në të njëjtën kohë për vitin e radhës emigrantët bullgarë jashtë shtetit mbase do të dalin se janë investuesi më i madh në vend. Vitin e kaluar transferimet e bankave private drejt Bullgarisë dolën në 1.17 miliardë eurot rekorde. 80% prej kësaj shume vjen nga vende të Bashkimit Evropian - 833 milionë euro, kurse 340 milionët e tjerë janë nga shtete të treta me bashkësi të mëdha bullgare, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Turqia. Sipas agjencisë Eurostat vetëm 4 vende nga Bashkimi Evropian marrin më shumë para nga emigrantët - Portugalia, Rumania, Polonia dhe Kroacia.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD

Gazi natyror më i shtrenjtë me 4.5% në gusht

Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..

botuar më 24-08-01 3.48.MD