Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgari zgjedh produkte cilësore për tavolinën e Natës së Vitit të Ri

Ushqimet të cilat e “tërheqin fatin” në natën e Vitit të Ri janë të përafërta në rajonet e ndryshme të Bullgarisë. Tradita kërkon që në këtë festë  në çdo një shtëpi të ketë sallame dhe gjellë me mish pule dhe mish derri. Derri në traditat tona simbolizon pasurinë dhe përparimin, kurse pula e pjekur, e cila vendoset shumë shpesh në tavolinë, lidhet me urimet për një vit më të lehtë, të suksesshëm dhe të begatshëm, pa tronditje dhe vështirësi të mëdha.

Më 1 janar bullgari përgatit të ashtuquajturin “byrek fatsjellës”, nga i cili çdo një anëtar i familjes merr nga një copë, në të cilën është shkruar ndonjë urim – kështu ai kupton se çfarë e pret gjatë vitit.

Kështu ushqimi në natën e Vitit të Ri nuk duhet të jetë thjesht i shijshëm, por duhet të përshtatet me traditat e lashta vendase dhe të krijojë ndjenjën për rehati dhe komoditet në shtëpi. Bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë jashtë shtetit, do të vënë në  tavolinën e vet delikatese, gjellë dhe pije, të dërguara nga Bullgaria. Çdo një ndan një buxhet më të madh, që të jetë e mbushur tavolina me ushqime në ditët e festave. Mundimi është që të ketë nga pak nga të gjitha, pa rëndësi nëse është mish, qumësht, bukë, perime. Të gjitha duhet të sjellin shije dhe cilësi, sikurse janë të përgatitur nga “duart e gjyshes”.

Ushqimi i pastër pa konservues dhe përmirësues, i përgatitur në bazë të teknologjive tradicionale bullgare tërheq gjithnjë e më shumë klientë. Ai nuk prodhohet në masë dhe nuk është me kosto të ulët, por është më i shëndetshëm dhe më i shijshëm, prandaj përfundon shumë shpejt, më në veçanti në prag të festave -thotë Magdalena Donkova e cila prodhon ushqime perimesh në bazë të teknologjisë tradicionale.


Çdo gjë të cilën e prodhojmë përmban speca, ku kryesorja është se ka vetëm perime, erëza dhe merudhi. Produkti ynë kryesor është “ljutenica”. Ljutenica është një lloje salce e bërë me speca të pjekura dhe domate, karota dhe patëllxhan po kështu të pjekur dhe të bluar, e gatuar prej produkteve të dashura për bullgarët. Nuk ka asnjë lloj nishestesh dhe konservues, të cilat janë tipike për produktet e tjera të ngjashme në treg. Kemi akoma dhe “ajvar” të bërë me djathë lope, me ljutenicë maqedonase dhe çdo lloje specash të tjera djegëse. Nuk ka ndonjë dallim midis ljutenicës bullgare dhe asaj maqedonase. E dimë se në krahinat e ndryshme të Bullgarisë ljutenica gatuhet në mënyra të ndryshme. Konkretisht në të tonën ka pure domatesh, specash, majdanoz dhe hudhër. Që të mund të arrijmë shijen e mirë të ljutenicës sonë bëmë studime të ndryshme, provuam receta të shumta, derisa arritëm rezultatin e kënaqshëm. Prandaj na vjen shumë mirë kur njerëzit thonë se një shije të tillë nuk kanë provuar që nga fëmijëria. Që të gjitha perimet të cilat i fusim në “Gurmenica”, i blejmë nga Maqedonia e Veriut. Është e vërtetë se çmimi është më i lartë , por ne mbajmë dhe për cilësinë e mirë.

Me idenë të përmirësojë shijen dhe cilësinë e produkteve të veta, duke gërshetuar prodhimet tradicionale vendase me ato moderne, të cilat hyjnë nga tregu botëror, punon dhe një firmë nga qyteti Montana. Prodhojmë llukanik prej kafshëve të egra, pastërma, suxhuk, duke blerë mishin nga ekonomitë e gjuetisë afër qytetin Montana – thotë Petko Vërbanov, bashkëthemeluesi i firmës.


Kemi fabrikë në qytetin Montana, por tani për tani në tregun bullgar është e vështirë të shiten sallame të bëra me mish gjahu. Këto  janë produkte të reja dhe shpresojmë se në të ardhme do të gjejnë vendin e tyre në treg. Filluam të prodhojmë dhe diçka të cilën nuk po e bën asnjë në Bullgari - çips prej mishi. Një pjesë prej makinave për të i kemi bërë vetë. Çipsi përgatitet prejmishi pule të prerë shumë hollë. Pas kësaj e vendosim në furë, ku thahet. Në fakt ky është një mish i pastër. Me qenë se çipsi kërkon një punë më të madhe dhe kohë teknologjike më të gjatë për gatimin, ai është relativisht i shtrenjtë, por bëjmë çdo gjë të mundur që të ulim koston e tij.  Në të ka proteina dhe yndyra të dobishme dhe bile dhe njerëzit të cilët stërviten dhe kanë nevojë për dietë të posaçme kërkojnë posaçërisht çipsin tonë prej mishi. Kështu ne përgatitemi për festat e vitit të ri, duke ofruar një meze të shijshme, shëndetësore dhe të larmishme për tavolinën, me të cilën bullgari do të presë Vitin e Ri.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv dhe facebook.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD