Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kalkulator elektronik është në dispozicion të transportuesve për llogaritjen e taksave të reja rrugore

Harta e pjesëve të paguara prej rrjetit rrugor për automjetet e rënda mbi 3,5 tonë
Foto: Agjencia e Infrastrukturës Rrugore

Kalkulatori elektronik në sajtin bgtoll.bg do t’i ndihmojë transportuesit të llogarisin dhe të planifikojnë shpenzimet e tyre të lidhura me taksat e reja rrugore (toll), shpalli Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Kalkulatori mund të përdoret në gjuhët bullgare dhe angleze dhe me të shoferët dhe pronarët e automjeteve me tonazh të rëndë mbi 3,5 tona do të informohen për taksat rrugore, të cilat i detyrojnë për kamionët dhe autobusët.

Në sistemin e ri të pagimit janë përfshirë mbi 6 mijë kilometra (prej 20 mijë kilometrave të rrugëve në vendin tonë).Automjetet e rënda tashmë do të paguajnë në bazë të distancës së kaluar, jo siç ishte deri tani – për kohën e kaluar në rrugët e Bullgarisë (sipas sistemit elektronik “vignette”).

Që nga 3 janari i vitit 2020 shërbimi është në dispozicion për të gjithë përdoruesit në www.bgtoll.bg apo drejtpërsëdrejti në linkun https://trots.bgtoll.bg/.  Atje plotësohen të dhënat e veturës, data dhe ora e fillimit të udhëtimit dhe pika e fillimit dhe përfundimit të itinerararit, bashkë me lokacionet ndërmjetëse.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD