Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën e Pagëzimit të Zotit Jisu Krisht uji pastron botën për një fillim të ri

Kallofer, vallja tradicionale e burrave Ditën e Pagëzimit të Zotit Jisu Krisht (Theofania).
Foto: REUTERS/Stoyan Nenov

Më 6 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat më të mëdha – Pagëzimin e Zotit Jisu Krisht (Theofania).

Sipas mësimit të krishterë – kjo është dita, në të cilën Zoti u shfaq njerëzve Trininë e Tërëshenjtë përderisa Joani Pararendësi pagëzonte birin e tij në ujërat e lumit Jordan. Kur Shpëtimtari dilte nga uji qielli u hap dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi Të në pamjen e një pëllumbi dhe nga qielli erdhi një zë “Ky është Biri im i dashur, që e kam pëlqyer”. Pasi shikuan shfaqjen e Trinisë së Tërëshenjtë mijëra njerëz u pagëzuan në lumin e shenjtë. Prandaj edhe festa mban emrin Theofania, pra shfaqja e Zotit. Në Bullgari emri popullor është Vodici dhe Vodokrështi, fjalë këto të cilat vijnë nga fjala bullgare “voda” - ujë.

Ka besim, se natën duke u gdhirë festa e madhe e Theofanisë qielli hapet dhe Zoti dëgjon lutjet e besimtarëve. Ditën e Pagëzimit të Zotit Jisu Krisht bëhet i ashtuquajturi bekim i madh i ujit. Prandaj besimtarët besojnë se uji Ditën e Pagëzimit ka një forcë të madhe pastruese. Ditën kremtuese në kishat kryhet liturgji hyjnore dhe bekohet uji. Pas kësaj sipas traditës prifti bashkë me besimtarët shkojnë te ndonjë pellg ujor ku ai hedh kryqin në ujë. Burrat hidhen në ujërat e akullta që ta nxjerrin. Konsiderohet se ai i cili i pari arrin dhe e merr kryqin do të jetë i shëndoshë dhe i lumtur gjatë tërë vitit. Sipas besimit në se moti këtë ditë do të jetë i kthjellët dhe kryqi do të ngrijë në ujë, viti do të jetë plotë shëndet dhe me bereqet të bollshëm.

Gjatë Bekimit të Madh të Ujit të gjithë ujërat në tokë bekohen në mënyrë simbolike dhe prandaj besohet se këtë ditë uji në pishinat, në lumenjtë, në çezmat është i bekuar dhe shërues. Kisha Ortodokse shfrytëzon ujin e bekuar Ditën e Pagëzimit të Zotit për pastrimin shpirtëror dhe trupor, ndërsa besimtarët pinë nga një gllënjkë prej tij esëll në mëngjes për forcë, kundër sëmundjeve dhe e ruajnë në shtëpi gjatë tërë vitit.

Në se nga uji i bekuar vitin e mëparshëm ka mbetur ndonjë sasi të vogël, ai shfrytëzohet për brumosjen e tri bukëve rituale. Buka e parë është për shtëpinë, ajo e dytë për miqtë, ndërsa e treta – lihet para shtëpisë me një bucelë vere për të gjithë ata që kalojnë pranë të qerasen.

Në kalendarin popullor Dita e Pagëzimit të Zotit Jisu Krisht (Theofania) shënon fundin e të ashtuquajturve ditë të ndyra të cilat fillojnë më 25 dhjetor dhe zgjaten deri më 6 janar. Mbrëmja e 5 janarit është mbrëmja e tretë e fundit e bekuar me gjella pa mish. Në tryezën festive vendosen arra, grurë dhe qiriri i djegur dy mbrëmjet e mëparshme të bekuara. Përgatitet një bukë dhe kulaçe dhe gatuhen japrakë me lakër turshi, mbushen speca.

Më 6 janar ditën e emrit kanë njerëzit me emrat Jordan, Jordanka, Danço,Dani, Bojan, Bogdan, Bogdana. Si pjesë e riteve të Ditës së Pagëzimit të Zotit është edhe tradita që të gjithë ata që kanë ditën e emrit të spërkaten me ujë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thesaret trake do të paraqiten në një ekspozitë botërore në SHBA

Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..

botuar më 24-06-20 12.03.MD
Parku Kombëtar - Muze „Kalaja e Samuilit”

Rajoni i qytetit të Petriçit, ku historia merr jetë

Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..

botuar më 24-06-16 7.50.PD
Monumenti i McGahan në qytetin Elena (Bullgaria Veriore)

Bullgaria feston lindjen e çlirimtarit të saj amerikan

Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..

botuar më 24-06-12 3.41.MD