Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Docenti Georgi Çankov: Pa strategji kombëtare Bullgaria rrezikon të ardhmen e vet

Foto: Diana Cankova

A do të na sjellë viti 2020 kriza të rrezikshme, ose zhvendosje të shtresave politike dhe zgjedhje të parakohshme? Në fillim të vitit ju ofrojmë prognozat politike të tre analizatorëve – një historiane, një jurist dhe një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas historianes prof. Nina Djullgerova ka pak të ngjarë që procesi i konsolidimit kundër partisë në pushtet të Kryeministrit Bojko Borisov të shkaktojë zgjedhje para afatit, por ndoshta do të ketë remont të kabinetit.

Do të ketë mungesë të qëndrueshme stabiliteti, si të thuash – shton historiania. Koalicioni në pushtet duhet të fillojë pastrimin e korridoreve të pushtetit nga njerëzit pa përgatitje profesionale që shërbejnë interesa të ndryshme. Sepse në lidhje me krizën e ujit në Pernik del se proverbi “Ujët më shurdhoi, etja më përkoi” shndërrohet në një aksiomë për Bullgarinë, sidomos duke pasur parasysh faktin se ne jemi të njohur për burimet e shumta që kemi – mbi 2000. Mirëpo, burokratizmi i madh është shumë larg profesionalizmit. Nga ana tjetër profesionistët, të cilët e kanë mendimin e vet, nuk kanë frikë ta shprehin dhe janë gati të punojnë për realizimin e tij, nuk janë në këtë aparat.

Duhet të ketë debate publike në shoqëri para zgjedhjeve të ardhshme për qëllimet dhe drejtimin në të cilin duhet të ecë Bullgaria – është i mendimit juristi dhe analizator politik Mirosllav Popov.

Shoqëria bullgare bën gabim duke u përqendruar te çështja për zgjedhjet e parakohshme. Ato janë të mundshme, por së pari duhet të merren parasysh proceset në vetë shoqërinë. –thotë ai.Unë jam përkrahës i zgjedhjeve të parakohshme, të cilat duhet të zhvillohen pas një debati publik në shoqëri, ku të konstatojmë ku kemi arritur. Për mendimin tim ne po ecim në një drejtim shumë të keq, por nuk lejohet që çështja të shpallet për debat publik.

Profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare doc. Georgi Çankov mendon se do të ketë ndryshim të modelit të zhvillimit të vendit tonë. Ai thekson se nuk është kaq e rëndësishme nëse do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme apo jo. Nuk është i rëndësishëm dhe rezultati i tyre, sepse shans për t’i fituar zgjedhjet kanë vetëm të ashtuquajturat “parti sistemore”.Te ne ndryshime të rrepta politike mund të ketë vetëm si rezultat i ndryshimit drastik të koniunkturës së jashtme, pavarësisht se kush e ushtron presionin, është i mendimit ai.

Duke e krahasuar Bullgarinë me vendet nga Katërshja e Vishegradit, të cilat përpiqen të mbrojnë interesin e tyre kombëtar dhe të ndjekin strategjinë e tyre kombëtare për zhvillim – ne ende nuk kemi formuluar një strategji të ngjashme kombëtare për zhvillim – komentoi docenti Georgi Çankov. – Për ne anëtarësimi në Bashkimin Evropian u shndërrua në një qëllim në vetvete dhe ne do të vazhdojmë të mos e trajtojmë si një mjet, si një mundësi për arritjen e qëllimit, sepse qëllimi ynë tashmë është i paqartë. Në qoftë se kemi parasysh udhëheqjen politike të vendit qëllimi i saj është që të blejë akoma disa muaj, ose një-dy vjet kohë politike – asgjë tjetër. Në emrin e këtij qëllimi ajo është gati të paguajë 2 mlrd dollarë(për blerjen e avionëve luftarakë amerikanë)me premtimin se do të marrë diçka në të ardhmen. Kështu qe formulimi i strategjisë kombëtare është një detyrë për të ardhmen, por unë kam frikë se jemi vonuar shumë. Në një botë të re, e cila mund të jetë fakt që pas vitit 2020 – 2021 ne mund të jemi absolutisht të papërgatitur, sepse nuk do të kemi qëllime dhe drejtim dhe do të lundrojmë në BE drejt një të ardhmeje të paqartë të bukur dhe të gjelbër, ku do të kemi natyrë të ruajtur, por ndoshta tashmë nuk do të ketë bullgarë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për projekt-përbërjen e kabinetit teknik dhe logjikën e situatës politike në vendin tonë

Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të..

botuar më 24-04-08 4.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita turke me një fitore historike në zgjedhjet lokale Opozita në Turqi shënoi një fitore historike në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Nga 10 zona metropolitane, vetëm 3 kanë mbetur për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të..

botuar më 24-04-05 2.06.MD
Dimitër Gllavçev dhe Rumen Radev

Zgjedhjet për PE dhe Kuvendin Popullor do të mbahen në një ditë

Më 9 qershor në Bullgari do të mbahen njëkohësisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor. Presidenti Rumen Radev vendimin e bëri të ditur gjatë konsultimeve me partitë politike, pasi Dimitër Gllavçev i prezantoir ministrat..

botuar më 24-04-05 12.12.MD