Me propozim të Presidentit Rumen Radev Bullgaria do të jetë mikpritëse e takimit të gjashtë të nivelit të lartë të iniciativës regjionale “Tri dete”, e cila bashkon 12 shtete nga BE-ja të dislokuara midis Detit Adriatik, Detit Baltik dhe Detit të Zi dhe është përkrahur nga SHBA-ja. Mikpritja bullgare u shqyrtua në një takim të Rumen Radevit me Ambasadoren Herro Mustafa dhe me delegacionin amerikan, që ka mbërritur në Bullgari në krye me Matthew Boys – zëvendës ndihmës sekretar amerikan. Iniciativa “Tri dete” është krijuar gjatë vitit 2015 dhe ka qëllim të inkurajojë lidhjet e transportit, ato energjetike dhe digjitale në regjion nëpërmjet projekteve të përbashkëta. Në takimet e nivelit të lartë vendi ynë është përfaqësuar nga Presidenti bullgar, me ide të të cilit dhe pas konsultimeve me vendet e tjera – pjesëmarrëse Bullgaria do të jetë mikpritëse e forumit vitin tjetër.
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...
Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..
Agjencia Rregullatore Bërthamore ka lëshuar një leje për centralin atomik “Kozlloduj” për një kalim me faza në një lloj të ri të karburantit bërthamor RWFA të prodhuar nga “Westinghouse” për njësinë 5. Procesi i kalimit në llojin e ri të..
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike",..
““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë..
Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit..