Gjatë vitit të kaluar, mes titujve të kërkuar më tepër në Bibliotekën Regjionale në qytetin Dobriç janë “Ditari i Gregut” të Jeff Kinney, “Tregime” të Jordan Jovkovit dhe “Princi dhe lypësi” të Mark Twainit. Sipas studimit të bërë nga instituti kulturor lexuesit më të moshuar më shpesh kanë zgjedhur krijime të shkrimtarëve Romain Gary, Michel Houellebec, Frédéric Beigbeder, Amélie Nothomb, Margaret Mazzantini, Haruki Murakami dhe autorë të tjerë të letërsisë moderne. Nga shkrimtarët bullgarë më të preferuar janë Gjeorgji Gospodinov, Zahari Karabashliev, Zdravka Evtimova, Gjeorgji Bozhinov e të tjerë. Lexuesit më të rinj kanë zgjedhur më shpesh “Gjyshja gango” të David Walliams, “Ky është sekret” të shkrimtarëve Ivajllo Dragiev dhe Hristijana Peneva, “Top misteret e Bullgarisë” nga Sllavi Panajotov. Biblioteka regjionale është depozita më e madhe e librave në krahinë dhe disponon më shumë se 400 000 botime, kurse në fillim të vitit 2020 e plotësoi fondin e vet me mbi 2400 tituj të rinj.
Carevec po bëhet edhe një herë një vend për ringjalljen e traditave të vjetra. Të shtunën, më 27 prill, fshati i rrethinave të Mezdrës pret edicionin e tretë të Festivalit të Sapunit, i cili paraqet një zakon tipik vendas të transmetuar ndër breza. Për..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..
Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar..
Një tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”...
Seanca plenare e lamtumirës e Parlamentit të nëntë Evropian (PE) kaloi nën shenjën e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin e radhës”, tha..