Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kroacia shpalli prioritetet e Presidencës së vet të BE-së

Foto: BGNES

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç paraqiti katër fushat me prioritet të Presidencës Kroate të BE-së, e pikërisht: Evropa në zhvillim, Evropa lidhëse, Evropa mbrojtëse, Evropa me influencë. Ai theksoi, se qeveria kroate do të jetë partnere shpresëdhënëse e Komisionit Evropian. Prioritetet u paraqitën në një konferencë për shtypin pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë kroate dhe të Komisionit Evropian, në të cilën Zagrebi e mori kryesinë.


BE nuk duhet të ndryshojë kushtet për pranim të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë

Foto: BGNES

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në Zagreb se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut plotësuan kushtet për hapjen e negociatave dhe tani BE-ja nuk duhet të ndryshohet vetëm duhet të përmirësojë mënyrën e zhvillimit të bisedimeve. Presidentja e Komisionit shtoi, se deri në Samitin BE-Ballkaninë Perëndimor muajin maj në Zagreb, BE-ja duhet të përmirësojë metodologjinë e zgjerimit, gjë për të cilën nguli këmbë Franca, dhe të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.


ShBA-ja u angazhua me uljen e tensionit midis Athinës dhe Ankarasë

Foto: Archiv

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit të ShBA-së Matthew Palmer do të jetë ndërmjetës për të ulur tzensionin midis Greqisë dhe Turqisë. Këtë e shpalli sekretari i shtetit Mike Pompeo në një intervistë për televizionin grek Skaj. Marrëdhëniet midis dy vendeve u ashpërsuan pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Turqisë dhe Libisë për heqjen e limiteve të hapësirave detare në Mesdhe. Greqia e pranon këtë si shkelje e të drejtave të saj sovrane në regjion. Pritet që Palmeri të vizitojë Turqinë gjatë shkurtit dhe Greqinë gjatë marsit.


Presidenti dhe kryeministri i Rumanisë kërkojnë zgjedhje të parakohshme në vend

Foto: Reuters

Kryeministri i Rumanisë Ludovik Orban njoftoi, se me presidentin Klaus Johanis vendosën se do të jetë më mirë që në vend të organizohen zgjedhje të parakohshme. Të dy ata janë nga Partia Nacional Liberale. Kryeministri shtoi, se zgjedhjet për Parlament Evropian dhe referendumi nga maji i vitit 2019, organizuar me iniciativë të presidentit, treguan, se rumunët nuk e përkrahin aq gjerësisht Partinë Socialdemokratike.  “Tani në parlament dominon pikërisht kjo parti dhe është si një frenë e zhvillimit. Prandaj është e domosdoshme që shtetasit të zgjedhin përfaqësuesit e vet të rinj, kështu që parlamenti të pasqyrojë saktë orientimet e popullit”, shtoi kryeministri


Për një vit papunësia në Turqi u rrit me gjysmë milion

Foto: Archiv

Për një vit numri i të papunëve të Turqi u rrit me 698 mijë veta. Kështu nga tetori i vitit 2018 deri në tetor të vitit 2019 ajo arriti 13.4 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Statistikor Turk. Po rritet numri i të rinjve – 26 për qind, të cilët as mësojnë, as punojnë. Kuota e të punësuarve në sektorin gri, domethënë pa regjistrim pune dhe pa sigurime sociale, është 39.4 për qind.


Peshkaqen pothuajse gjysmë ton zënë në Detin Egje

Foto: BGNES

Peshkaqen shumë i madh pothuajse 400 kilogramë më se 5 metra gjatë zënë peshkatarët pranë ishullit grek Skiatos në Detin Egje. Sipas peshkatarëve diametri i kokës ishte afro 80 centimetra. Pasi peshkaqeni nuk kishte vlerë tregtare peshkatarët e kthyen në det.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD