Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bango Vasil

Viti i Ri i Romëve gërsheton në traditat e veta festat e krishtere Krishtlindjet dhe Ditën e Shën Vasilit të Madh

E quajnë Borisllav Asenovin poetin e lagjes së romëve “Fakulteta” në kryeqytet, për shkak të dashurisë së tij të madhe ndaj poezisë dhe përmbledhjeve të vjershave, të cilat i shkruan në gjuhën bullgare dhe rome. Ka dy diploma të arsimit të lartë - turizëm dhe teologji. Meritë për arsimin e tij të dytë ka gruaja e tij Sllavjanka, e cila pas një insulti cerebral, me ndihmën e Zotit përsëri ka filluar të ecë dhe e ka inkurajuar të ndjekë studimet në degën e teologjisë në Gjermani. Për shkak të meritave të tij ndaj bashkësisë së vet, në kongresin botëror të romëve, Borisllav Asenov është shpallur ministër joformal i kulturës së bashkësisë etnike evropiane.

Sot, në prag të Vitit të Ri të romëve, i cili ka gërshetuar në vetvete traditat e festave të krishtere Krishtlindje dhe Shën Vasili të Madh, ju takojmë me të atin Asenov, i cili tregon për traditat  rreth festave më të mëdha rome Bango Vasil dhe Vasilica:

Bango Vasil është një nga festat më të respektuara për romët, ky është viti i Ri i romëve. Ne ishim një tufë e madhe fëmijësh, nëna ynë gjithmonë mundohej të na mbajë të pastër dhe të veshur mirë, kurse në ditën e Bango Vasilit na vishnin çizme dhe tuta të reja. Kishim dhe mbulesë të re. Mbi të vendosej një mësallë dhe mbi të vendoseshin gjërat e mira për tu ngrënë. Deri në mesnatë asnjë nuk kishte të drejtë të marrë edhe një thërrime. Kurse në qoftë se ndonjërit prej nesh  fillonte ti vijë gjumi, nëna e zgjonte me fjalët: “Nuk do të flesh se, Bango Vasili ka arritur deri tek porta e shkollës! ”Ne jetonim fare afër shkollës , kurse kjo do të thoshte se deri më dhjetë minutave do të ishte në shtëpi.  

Babai i Borisllav Asenovit ka qenë kallajxhi. Për festën ai është marrë vesh me fermën në Kostinbrod të kallajisë  kazanët e mëdhenj prej bakri në këmbim të produkteve ushqimore:

Niseshin pikërisht përpara Bango Vasilit, që të mbajnë çdo gjë të cilën e prodhonte ferma. Babai im e mbante fjalën dhe ata gjithashtu. Sillnin vaj, groshë, patate dhe shumë gjëra të tjera. Për atë kohë shtëpia jonë ishte e mirë, stabile. Kishim tre dhomë dhe njëra prej tyre ishte si një depo, në të cilën vinim gjërat ushqimore. Tani gjërat ndryshuan shumë dhe pjesa më e madhe e vëllezërve të mi romë , e festojnë Vitin e Ri bashkë me bullgarët, por pavarësisht nga kjo duhet të bësh një tenxhere të madhe me japrakë me gjethe lakre më datën 13. Mund të mos të ketë patë, por sërma duhet të ketë në mënyrë të detyrueshme, sepse patjetër duhet të nderosh këtë festë. Ajo ka ardhur nga e kaluara e largët - nga stërgjyshi, gjyshi, babai...

Bango Vasil ka zgjatur tre ditë dhe ka qenë i rrethuar me një solemnitet special. Të rinjtë kanë nderuar të moshuarit dhe u kanë kërkuar falje. Nuk e di nëse nipërit e mi si dhe stërnipërit do ta respektojnë këtë traditë, prandaj i përshkruaj të gjitha gjërat në librat e mi - shënon Borisllav Asenov dhe shton: Një popull pa një të kaluar, i cili nuk i njeh traditat e veta është i dënuar. Njerëzit qenë të paarsimuar por, inteligjent nga natyra dhe me frikë ndaj Zotit.

Babai i Borisllavit e ka pëlqyer historinë bullgare dhe kur gjatë vitit 1961 i kanë detyruar romët të zgjedhin emra bullgarë, ai ka zgjedhur emrin e Rakovskit, kurse për djemtë –emra të rilindësve dhe të mbretërve bullgarë. Shpesh e ka detyruar Borisllavin ti recitojë vjersha të poetëve të mëdhenj bullgarë dhe si shpërblim i ka dhënë 20 stotinka /qindarka/.Në këtë mënyrë tek poeti i ardhshëm ka lindur dhe dashuria për fjalën poetike. Pikërisht kjo i ka sjellë dekoratën më të madhe në jetë:

Qesh 6 vjeç kur mësuesja jonë nga klasa parashkollore na shpuri në furrën e vetme në lagjen Fakulteta. Donte që të na tregoi sesi gatuhet brumi për bërjen e bukës. Ajo i njihte mirë cilësitë e mia dhe më mësoi të recitoj një vjershë. Më kujtohet dhe autori - Nikolla Furnaxhiev. Dhe kur unë, jevgu i vogël shkova dhe e recitova përpara xha Dushanit - bukëpjekësit, u bë një gjë e shkëlqyer. Nuk e di sesi e kam prekur, por ai më dhuroi një bukë të ngrohtë-kjo qe gjëja e parë të cilën unë e kisha fituar në jetën time! Buka e shenjtë-gjëja më e shtrenjtë për një njeri të varfër!

Në prag të festës Borisllav Asenov drejton mesazhin e vet ndaj bullgarëve dhe romëve: Dua që njerëzit të jenë më të mirë! I përshëndes që të gjithë romët me rastin e festës! Le të bekojë dhe të përurojë Zoti të gjithë popullin bullgar, le të gëzohemi dhe të duam këtë copë tokë, të quajtur Bullgari!

Intervistë: Magdalena Gigova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: osis.bg, epicenter.bg dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD