Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të sakrifikojë Bullgaria “Rrymën Ballkanike” për shkak të gjeopolitikës?

Foto: AP/BTA

Sa të mëdha janë ambiciet e Bullgarisë të lidhura me gazin, aq të mëdha janë dhe problemet para realizimit të tyre. Kjo bëhet e qartë nga ngjarjet e fundit rreth zbatimit të projektit për gazsjellësin rus “Rryma Turke” dhe për degëzimin e tij që do të kalojë përmes territorit të Bullgarisë në drejtim të Evropës Qendrore. Kjo pjesë e projektit ishte quajtur nga kryeministri bullgar Bojko Borisov “Rryma Ballkanike”

Intervista e zëvendës sekretarit shtetëror amerikan David Hale për Radion Kombëtare Bullgare e të transmetuar të shtunën, shkaktoi një stuhi e vërtetë mediatike. Vetëm tri ditë pas inaugurimit zyrtar të gazsjellësit “Rryma Turke” nga liderët e katër shteteve, të cilat marrin pjesë në projekt – Rusia, Turqia, Bullgaria dhe Serbia, diplomati amerikan numër tre në hierarki u ka bërë një “dush të ftohtë” autoriteteve bullgare, duke deklaruar se Uashingtoni është kundër tubacionit të dytë të “Rrymës Turke” në territorin e Bullgarisë, sepse e pranon atë si projekt gjeostrategjik i Rusisë. Moska i përdor burimet e veta të energjisë si instrument për ushtrimin e presionit dhe për ndikim me qëllim që ta ndajë Evropën. “Rryma Veriore 2” dhe tubacioni i dytë i “Rrymës Turke” janë projekte problematike sepse nuk sigurojnë diversifikim energjetik të Evropës”, është i mendimit David Hale. Nga ana tjetër diplomati përshëndeti vendimin e qeverisë për blerjen e 20% prej kapitalit të kompanisë “Gastrade S.A.”, e cila ndërton terminalin për gaz të lëngët pranë qytetit Aleksandupolis (të Greqisë). Këto 20% do të blihen nga kompania shtetërore “Bulgartransgaz” . Kështu do të mundësohet furnizimi në bullgari i gazit nga SHBA-ja dhe Katari. Sipas Zv.Sekretarit shtetëror kjo do të përmirësojë diversifikimin e gazit në të gjithë Gadishullin Ballkanik.

Bullgaria e ka ambicien të bëhet qendër shpërndarëse të gazit. Të gjitha vendet e rajonit do furnizohen nga vendi ynë me gaz që do të vijë nga disa burime të ndryshme. Tani për tani gazi që hyn në territorin tonë vjen vetëm nga Rusia dhe “Rryma Turke” në asnjë mënyre nuk e ndryshon këtë situatë. Dhe siç para pak kohe kishte thënë Ambasadorja amerikane në Sofje Herro Mustafa, në “Rrymën Turke” Bullgaria luan vetëm rolin e vendit të transitit – gjë prej së cilës ajo nuk ka dobi të madhe, aq më shumë se gazsjellësi në territorin bullgar do të financohet nga shteti ynë dhe vlera e tij tejkalon 1.1 mlrd. euro. Në rastin më të mirë këto para mund të kthehen pas 5-6 vjetëve. Pikërisht kjo është arsyeja për të cilën shumë ekspertë i vënë në dyshim dobitë eventuale financiare dhe ekonomike për Bullgarinë të këtij projekti. Analistët e kompanisë së konsultimeve Еmеrgіng Еurоре mendojnë se “Rryma Turke” do të ketë siç efekt pozitiv, kështu edhe negativ për Evropën, por ajo me siguri do të jetë pengesë për arritjen e pavarësisë energjetike të Bashkimit Evropian.

Gazsjellësi në territorin bullgar është duke u ndërtuar dhe pritet se do të jetë gati gjatë majit të vitit të ardhshëm. A do të dalë Bullgaria kundër mendimit të Uashingtonit, siç e bëri Gjermania me “Rrymën Veriore 2”, apo do të ndërpresë ndërtimin e “Rrymës Ballkanike”? A nuk është pak vonë të heqim dorë nga një impiant gjysmë të gatshëm, në të cilin janë investuar shumë para? Përgjigjet e këtyre pyetjeve i presim, por pavarësisht nga paqartësitë diplomati i lartë amerikan ripohoi se SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë modernizimin e ushtrisë bullare, përpjekjet për ndërtimin e rrjetit të komunikacionit 5G dhe forcimin e sundimit të ligjit në vendin tonë. D.m.th. Shetet e Baskuara të Amerikës do të vazhdojnë politikën e tyre të deritanishme sa i përket aleates së NATO-së – Bullgarisë.

A do të arrijë Sofja një balancë në marrëdhëniet e saj me të dyja forcat e mëdha globale, të cilat aktualisht janë në konfrontim në ashpër sa u përket shumë çështjeve regjionale dhe globale? Duhet të gjejmë ndonjë formulë magjike, e cila do të na japë mundësi që të zhvillojmë marrëdhënie normale me të gjitha vendet, por kjo me siguri nuk do të jetë e lehtë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD
Automjeti luftarak i këmbësorisë amerikane

Kontroll i BNR-së: A po transportohen tanqe përmes territorit tonë në Ukrainë?

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, lëvizja e pajisjeve ushtarake në territorin e Bullgarisë shpesh ka shkaktuar komente dhe deklarata në hapësirën online, lidhur me shqetësimet për përfshirjen e Bullgarisë në veprimet ushtarake. Një vit më parë, për..

botuar më 24-03-27 7.20.PD

Radan Kënev për Parlamentin e ardhshëm Evropian dhe debatin e vonuar evropian në Bullgari

Pak muaj para zgjedhjeve evropiane, të cilat do të mbahen në të gjithë BE-në midis 6 dhe 9 qershorit, dhe në kontekstin e pasigurt politik bullgar, Radan Kënev, eurodeputeti nga grupi PPE (Partia Popullore Evropiane), i zgjedhur nga lista e DB-së..

botuar më 24-03-26 7.30.PD