Zv. Kryeministri dhe kryetari i partisë VMRO Krasimir Karakaçanov propozoi deputetin Emill Dimitrov për postin e ministrit të mjedisit dhe ujërave.
Kjo bëhet pas dorëheqjes së ish-ministrit në Ministrinë ekologjike Deno Dimov dhe pasi Prokuroria ngriti kundër tij akuzë për keqmenaxhim dhe shpërdorim gjatë krizës me mungesën e ujit në qytetin Pernik.
Në qeverinë e Kryeministrit Simeon Sakskoburggotshki Emill Dimitrov ishte shefi i Drejtorisë së Doganave.
Detyra e tij kryesore do të jetë të organizojë kontrollimin e furnizimit të ujit në të gjitha vendbanimet në Bullgari, ku ka probleme dhe pritet se mund të ketë probleme të ngjashme në të ardhme, tha Karakaçanovi.
Kandidatura e Dimitrovit duhet të miratohet nga Kuvendi Popullor.
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..
Nuk ka rrezik të ndotjes së Detit të Zi në rajonin e zonës ekskluzive ekonomike bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit pasi dy cisterna ruse u rrëzuan atje. Kjo u bë e ditur në Varna nga Admirali i Flotës Prof. Kalin Kalinov - kreu i Shkollës..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB,..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u..