Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Kazanllëk ruan historinë e lutjerëve të parë bullgarë

Historia e një fisi të vjetër nga qyteti Kazanllëk ringjallet si një përrallë treguar nën hijet e bushit të vjetër

Të gjithë jemi si copëza pluhuri në historinë shumëshekullore të qytetit të lindjes, të mëmëdheut për më tepër në sfondin e zhvillimeve historike. Mirëpo, ka njerëz me shpirtra të guximshme plotë sipërmarrje, të cilët mbeten si shembull për brezat. E tillë është vepra e vëllezërve Dimitër, Bonço dhe Ivan Saranedellçevi nga qyteti Kazanllëk. Ata lindën në fund të shekullit të XIX dhe jetuan në një kohë të stuhishme, në të cilën njerëzimi qëndronte jo vetëm para sprovave të luftës, por edhe para etjes për përparim në Bullgarinë e porsaçliruar.

Farefisni i tre bullgarëve të njohur nga qyteti Kazanllëk është Stefan Saranedellçev, juris, i cili në vitin 2015 botoi librin “Të ruajmë degëzat e gjelbra – kronika të fisit Saranedellçevi nga qyteti Kazanllëk”.

Në të ai tregon për stërgjyshërit e tij 9 breza mbrapa, që nga paraardhësi i pari i farefisit Nedellço, të cilin të gjithë e dininë si “sara” gjë që në gjuhën e vjetër bullgare do të thoshte “njeri shumë i saktë dhe i harmonishëm”. Që këtu vjen emri i tërë fisit, në qendrën e historisë së të cilit është bushi i vjetër. Ai u mboll pranë shtëpisë së lindjes së familjes Saranedellçevi dhe më se 200 vjet rrit aty. Shumë ngjarje të rëndësishme ndodheshin në këtë oborr. Kështu bushi mbeti i lidhur jo vetëm me qytetin, por edhe me historinë e mbarë Bullgarisë – tregon Stefan Saranedellçev.

Për shembull vëllezërit e gjyshit time ishin bashkëthemelues të fabrikës së parë dhe të vetme deri tashti të veglave me tela në Bullgari “Kremona”.


Ka shumë histori interesante lidhura me jetën e këtyre njerëzve, sepse fisi i tyre shfaqte një sipërmarrje të madhe. Ata bënin edhe kallëpe të metaleve me ngjyra. Prapa idesë së  krijimit të fabrikës së veglave me tela qëndron vëllai më i vogël i gjyshit tim Dimitër Georgiev Saranedelçev. Parase të bëhet lutier, ai konstruktoi një mitraloz, e cila ishte më e mirë se sa mitralozat e përdorura në ushtrinë gjermane. Në një moment në kohën e Luftës së Parë Botërore, atij i erdhi mendja se kjo armë vetëm mund të sjellë vdekje dhe vendosi se teknologjia e saj nuk duhet të përmirësohet. Edhe i theu mitralozin e vet kështu që të mos kthehet te ky projekt. Në vend të kësaj filloi të punojë vegla muzikore me tela. Ai ishte një njeri shumë interesant dhe unë e mbaj mend sepse jetoi deri në vitin 1969. Atelieja e tij e parë ishte në oborrin e shtëpisë së lindjes përball bushit të vjetër. Ai e krijoi menjëherë pasi u kthye nga lufta në vitin 1918. Pas një konkursi shkoi për të mësuar në Gjermani për lutier. Gjatë kësaj periudhe ai u siguronte vëllezërve të tjerë skica dhe u këshillonte se si të përvetësojnë punimet të bëjnë dhe të meremetojnë vegla me tela. Kur u kthye në Bullgari së bashku themeluan fabrikën. Kjo ishte në vitin 1924. Emrin e huazuan nga qyteti italian Kremona – qendër e artit të lutierëve, ku punonte mjeshtri i njohur Antonio Stradivari. Dhe firma me këtë emër ekziston edhe më sot. Përveç tri themeluesve Dimitër, Bonço dhe Ivan Saranedellçevi, me punimin e veglave me tela vazhduan të merren edhe bijtë e Dimitrit. Para disa vitesh Georgi Ivanov Saranedellçev ishte njeri nga pak mjeshtrit të kontrabasëve në Bullgari.

Mbledhja e fakteve në një libër kushtuar meje është një nder – mendon trashëgimtari i fisit Saranedellçev. Dashurinë time ndaj bushit të vjetër e kam trashëguar nga gjyshi im. Ai mbante mend, se që kur ishte fëmijë, ai lindi në vitin 1887, bushi ishte një pemë me lartësi 6-7 metra – tregon Stefan Saranedellçev dhe vazhdon:

Megjithëqë në vitin 1962 tjetërsuan oborrin dhe në vend të shtëpisë sonë ndërtuan një bllok banimi, bushi akoma ngrihet aty. Gjithnjë kur kaloj pranë interesohem për gjendjen e tij. Gëzohem se edhe njerëzit të cilët jetojnë në bllokun e banimit, e konsiderojmë pemën si tepër e çmueshme për qytetin tonë. Sfida më e madhe tani është një vemje me të cilën luftojmë prej 4 vitesh. Ajo preferon gjethet e bushit dhe shumë prej këtyre pemëve u thanë. Vemja është shumë e qëndrueshme dhe mund të asgjësojë pemën në se nuk do të ndërmerren masa kundër dëmtuesve. Unë bëra përpjekje të mëdha për të ruajtur bushin.

Disa veta ndërmorën iniciativën që bushi të përfshihet në konkursin “Pemë me rrënjë”. Specialistët e vlerësuan lartë dhe ai u klasifikua në dy kategoritë e para – “Pemë me rrënjë 2019” dhe “Pemët shekullore flasin”. Por nuk është me aq rëndësi klasifikimi. Me më shumë rëndësi është se shumë njerëz mësuan historinë e bushit të moçëm në qytetin Kazanllëk.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: kazanlak.bg, arkiv dhe Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD