Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncerti i parë i Filarmonisë Kineze në Sofje

Foto: BGNES

Filarmonia Kineze (The China Philharmonic Orchestra ) zhvilloi koncertin e vet të parë në vendin tonë vetëm përpara ca ditëve (më 15 janar) në sallën e përmbushur “Bëllgaria”, nën drejtimin e dirigjent të vet kryesor Huang Yi.

Orkestra e krijuar gjatë majit të vitit 2000, tregoi një cilësi ziliqare duke luajtur vepra të zgjedhura, me stile dhe nga epoka të ndryshme. Tingëlluan “Valle popullore Rumune” nga Bella Bartok, Koncert për piano numër 1 në do mazhor, op.15 nga Betoveni, “Vallëzime Polovecki” nga opera “Princi Igor” të Borodinit, si dhe vepra intersante Chou Kong Shan: Koncert për flaute prej bambuku dhe orkestër numër 2 “Trishtimi i prekur nga malet boshe” të kompozitorit kinez Guo Wenjing. Krijimi i fundit në fakt është për disa instrumente tradicionale kineze. Kurse solisti Wei Sijun pa dyshim që është një virtuoz i vërtetë. Përveç se është interpretues i shkëlqyer, ai është dhe pedagog në konservatorin në Shanghai dhe kompozitor.

I jashtëzakonshëm qe interpretimi i pianistes fare të re Serena Wang Yalun në Koncertin e Betovenit. Ajo ka lindur gjatë vitit 2004 në Los Anxheles. Tanimë ka pas shpine një numër të madh dekoratash prestigjioze dhe shfaqjesh nëpër koncerte. Shumë befasues qe dhe interpretimi i fundit pas duartrokitjeve të shumta, muzikantët interpretuan këngën  “O moj fushë e gjerë” – një nga këngët emblematike nga e kaluara jo e largët socialiste e vendit tonë.

Më shumë nga rubrika

“Orenda” – një kor i vogël bullgar në Paris

I krijuar në Paris, grupi interpreton këngë popullore bullgare me orkestrim të kompozitorëve tanë të njohur, si dhe këngë ortodokse. Drejtuese është Stefka Miteva – këngëtare, autore e këngëve dhe e aranzhimeve, mësuese në lëndën e muzikës dhe të teorisë..

botuar më 20-02-23 11.30.PD

Grupi BTR u sjell gëzim adhuruesve me një turne evropian

Një nga grupet bullgare më të dashura rok BTR do të realizojë një sërë koncertesh në Evropë. Vjenë, Mënik, Cyrih, Karlsrue, Majnc, Bruksel, Amsterdam, Londër, Frankfurt, Dublin, Liverpul janë qytetet në të cilat muzikantët bullgarë do të..

botuar më 20-02-22 11.30.PD

Tingëllimi ballkanik dhe suingu takohen në "Strange Suite" të Ateshhan Juseinovit

Ateshhan Juseinov ka marrë arsimin e vet në Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” në qytetin Pleven. I përkushtuar kitarës, ai u bë i njohur si anëtar i formacionit "fusion" “Zone C”. Bashkë me Petër Rallçevin /fizarmonikë/ dhe Stojan..

botuar më 20-02-22 9.45.PD