Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dokumente tregojnë për korrespondencën personale midis Vazovit dhe Evgjenia Mars

Foto: trud.cc, vagabond.bg

Dokumente të vlefshme lidhur me marrëdhëniet midis Patriarkut të letërsisë bullgare Ivan Vazov /1850-1921/ dhe muzës së tij - shkrimtare, përkthyese dhe veprimtare shoqërore Evgenija Mars, tashmë janë në dispozicion në fondin e Agjencisë Shtetërore “Arkivat”. Ato përfshijnë 106 letra, 40 kartolina, 20 portrete të Vazovit me përkushtim.

Të dy kanë komunikuar aktivisht në periudhën që nga viti 1905 deri në vitin 1921, por dhe deri më sot karakteri i lidhjes së tyre mbetet i paqartë. Në çdo një nga letrat e veta Evgenija Mars përdor formën e sjellshme të adresimit ndaj poetit. Nga përmbajtja e letrave, mund të thuhet se të dy kanë pasur dy qëllime. Nga njëra anë për ta ka qenë me rëndësi të komunikojnë, kurse nga ana tjetër, mbase të krijojnë premisa për thashetheme për veten e vet, që t'i komentojnë në hapësirën publike.


ORA E MBRËMJES

Ora e mbrëmjes afron.

Perëndimin e zjarrtë na dërgon

të fundit buzëqeshje si urim,

heshtas natyra kërkon qetim,

në lodhje të ëmbël, limonti e pasion.

Ora e mbrëmjes afron...


Përktheu: Olmbi Velaj, "Antologjia e poezisë ballkanike", Athinë, 2000




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hapet stina arkeologjike Perperikon 2024

Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..

botuar më 24-07-11 5.35.PD

"Bota e Trakëve" është një park për adhuruesit e trashëgimisë antike

Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..

botuar më 24-07-07 10.30.PD

Heraklea Sintika shpërbleu arkeologët me një zbulim të ri të rëndësishëm

Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë mermeri në shekullin II pas Krishtit, kur kjo praktikë ishte tashmë arkaike. Tipi ikonografik është i..

botuar më 24-07-05 10.46.PD