Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha hodhi poshtë projektin italian për sheshin “Shën e Diela” në Sofje

Kisha "Shën e Diela"
Foto: BGNES

Projekti i arkitektit italian Masimiliano Fuksas i cili fitoi konkursin ndërkombëtar të Bashkisë së Kryeqytetit për sheshin “Shën e Diela” është i papërshtatshëm për kishën ortodokse Bullgare. Këtë e shpalli prifti Kirill Popov, nga kisha “Shën e Diela” (në qendrën e Sofjes), si i dërguar i Mitropolisë së Sofjes. Ai mori pjesë në një diskutim në Lidhjen e Arkitektëve në Bullgari.

Projekti e ndërpret jetën kishtare në tempullin tonë, e i cili po kthehet në një kishë-muze. Kjo është e papranueshme”, vuri në dukje prifti. E papranueshme po kështu është se në se ky projekt realizohet, ai do të kufizojë aksesin e mjeteve të transportit në kishë, asnjë ambulancë nuk do të mund të arrijë deri në të. Do të pengohet dhe lëvizja e lirë mes kishës "Shën e Diela" dhe godinës së Mitropolisë, ku jeton  Patriarku bullgar Neofit.

Kisha “Shën e Diela” është mes monumenteve më të njohura fetare, kulturore dhe historike në Sofje. Supozohet se, kisha ortodokse eshtre ndërtuar akoma gjatë shekullit të 10. Dikur në afërsi me sheshin e sotëm ka kaluar rruga e rëndësishme, e cila e ka lidhur portën lindore me atë perëndimore të qytetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje..

botuar më 24-07-25 7.15.MD

Në parlament nuk ka marrëveshje nëse do të punojnë në gusht

Mes grupeve parlamentare nuk ka marrëveshje nëse Kuvendi Popullor duhet të punojë gjatë gjithë muajit gusht apo të shkojë me pushime. Kjo u bë e qartë pas këshillit të kryetarëve të parlamentit ditën e enjte. Vetëm "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe..

botuar më 24-07-25 10.36.PD

Parashikimi i motit për 25 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të kalojë front i ftohtë me vranësira dhe reshje. Do të ketë reshje afatshkurtra, vende-vende në Bullgarinë Qendrore, Jugperëndimore dhe Lindore, reshje të forta shiu me shtrëngata dhe breshër. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-07-24 7.35.MD