Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Klement, Naum, Sava, Gorazd dhe Angelarij.
Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27 korrik 916 u nda nga jeta arsimtari dhe shkrimtar i madh bullgar, i dërguar nga Shën Mbreti Boris I Pagëzori, si Kryepeshkop i Beratit në rajonet jugperëndimore të trojeve mesjetare bullgare. Atje dhe në Ohër, Shën Klimenti punoi me zell ditë e natë dhe përgatiti mbi 3500 klerikë. Në jetëshkrimin e tij theksohet se “ai si Apostulli i ri Pal e fisnikëroi popullin e pandriçuar bullgar dhe e lartësoi shpirtërisht, duke e çuar në rrugën e shpëtimit”.
Lexoni më shumë:
Më 27 korrik, që nga koha më e lashtë, nderohet kujtimi i shëruesit Shën Pantelejmon, i cili në emër të Krishtit shëronte falas. Sipas jetëshkrimit të tij Shën Pantelejmoni jetoi në fund të shekullit të III-të dhe fillim të shekullit të IV-të. Ai studioi mjekësi te mjeku i famshëm në atë kohë Efrosin dhe u bë mjek i oborrit. Pasi u pagëzua në fenë e krishterë, ai mori dhuratën e shërimit dhe mrekullibërjes. Shën Pantelejmoni u vra në vitin 305 gjatë sundimit të perandorit Maksimilian pas torturave mizore.
Për shkak të aktiviteteve të tij gjatë jetës, Shën Pantelejmoni u shpall shenjëtor mbrojtës i mjekëve dhe mamive.
Më shumë për këtë shenjtor të respektuar mund të lexoni në botimet e Radio Bullgarisë:
Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira grumbulluese, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje...
Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetuese dhe të pavlefshme shumicën e ndryshimeve në Kushtetutë të votuara nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor në fund të vitit 2023. Rasti u inicua me kërkesë të presidentit Rumen Radev dhe 48 deputetëve...
Shteti bullgar planifikon të ndajë fonde serioze për laboratorin e ri në bazën tonë në Antarktidë, njoftoi BNT, duke cituar ministrin në detyrë të arsimit, Galin Cokov. Deri në fund të vitit 2025, pak më shumë se 5 milionë euro janë ndarë për..
Mes qytetit Elin Pelin dhe fshatit Elin Pelin, një zjarr shpërtheu në një depo për fishekzjarrë, njofton BTA. Si pasojë e shpërthimit dy persona burrë e..
Mbi 500 delegatë nga 150 vende po mbërrijnë në Bullgari për sesionin e 61-të të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Nga data 26..
Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi..