Mbi 6 miliona janë derrat e asgjësuar gjatë viteve të fundit në botë për shkak të murtajës afrikane të derrave. Në Bullgari për shkak të sëmundjes janë vrarë 203 mijë derra, tha ministrja e bujqësisë Desisllava Taneva në Berlin.
Në kryeqytetin gjerman ajo merr pjesë në ekspozitën botërore për mallra bujqësore “Java e Gjelbër”. Deri tani Bullgaria ua ka paguar 36 mln. euro në formën e kompensimeve fermave dhe bujqve të prekur dhe për masa parandaluese . Po pret bashkëfinancim nga Komisioni Evropian.
“Deri tani kemi marrë fonde evropiane për përballimin e situatës me vlerë pak më shumë se 13 miln. euro dhe po presim 10 miliona më shumë”, sqaroi Ministrja. Në kuadrin e ekspozitës Taneva mori pjesë me raport të vet në një konferencë kushtuar murtajës afrikane të derrave.
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..