Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katja Lekova rikrijon mozaikët romakë mbi qelq

7
Foto: Гергана Манчева

Qilim prej mozaiku antik me forma dhe ngjyra nga më të ndryshmet, gurrëza prej mermeri të renditura me përpikëri mbi muret e shtëpive romake dhe rrënoja të godinave publike. Shembuj të tilla të artit romak ka nëpër shumë vende në trojet tona. Ata janë trashëgimi kulturore me vlerë të lartë , që kërkon mjete dhe kujdesi të shumta, që të mund të ruhet për brezat e ardhshëm. Në shumicën e rasteve mozaikët ndodhen në ambient të hapur, në vende ku nuk ka shumë njerëz, kurse transportimi i tyre në muze është një detyrë e vështirë dhe shumë shpesh e rëndë për t’u realizuar.
Estetika e renditjes së gurrëzave, me figura dhe miniatura prej kohe emocionon Katja Lekovën. Ajo është kimiste dhe pedagoge universitare sipas profesionit, por dhe një adhuruese e madhe e artit klasik. Vetë ajo e di shumë mirë sesa punë dhe frymëzim fut autori, derisa krijon veprat e vet, prandaj nuk do që të mendojë se ndonjë ditë kryeveprat e antikitetit, siç janë mozaikët, do të zhduken nga tokat tona. Ka përkushtuar shumë kohë dhe mjete personale, që të mund të vizitojë dhe të fotografojë vendet, ku ka madje dhe fragmente të vogla të mozaikëve. Por, misioni i saj nuk përfundon me këtë. Pas fotografimit, ajo përpiqet t’i rikrijojë me një teknikë të posaçme mbi qelq. Një sfidë e madhe për krijuesen është të arrijë qëndrueshmëri dhe cilësi në atë që e krijon:

Unë kam punuar mbi qelq përpara kësaj, kam bërë imazhe të ndryshme të fragmenteve të pikturave të Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri, të Monesë, të impresionistëve. Kam bërë dhe piktura me ngjyra shumë të spikatura, me bojëra të posaçme, të cilat i japin pasuri dhe ngjyrë imazhit. Ajo të cilën e arrita, në sajë të përvojës sime profesionale në kimi, është një stuko stabilizuese mbi qelq, mbi të cilin pikturoj mozaikët. Jam e kënaqur, se deri në këtë moment në asnjë vend nuk ka plasaritje ose ndryshim në ngjyrat e pikturës. Kështu e ktheva dashurinë time ndaj artit dhe ndaj mozaikëve romake, në misionin tim. Si pedagoge në katedrën e kimisë të Universitetit të Bllagoevgradit, mjedisi në të cilin kam qenë, është prej njerëzve me interesa të gjithanshme, por kur fillova të flas për mozaikët, kolegët e mi thoshin se nuk kanë informacion për to. Atëherë i thash vetes se ia vlen t’u tregoj më shumë bullgarëve se çfarë ka nëpër tokat tona. Jo secili ka mundësi të udhëtojë dhe të shikojë mozaikët e ruajtur romakë. Jam shumë e impresionuar nga vila antike “Armira” në Bullgarinë Jugore, në afërsi me qytetin Ivallovgrad. Unë i’a rekomandoj fort secilit, po të ketë mundësi të shkojë dhe ta shikojë.”
Vjet Katja Lekova vizitoi ekspozitën “Kapitoli” /romak/ në Muzeun Arkeologjik në Sofje. Është impresionuar dhe nga ekspozita me fotografi të mozaikëve nga tokat e Bullgarisë. Kjo i jep asaj mundësi të vlefshme që të njihet me vendet, ku ato ruhen.
“Tani po përgatitem për të marrë pjesë gjatë muajit prill në një forum Ndërkombëtar në qytetin Plovdiv, të lidhur me trashëgiminë tonë kulturore. Aty do të prezantojë mozaikun e pikturuar mbi qelq, të cilin e kam fotografuar në Sicili. Ajo ka të ngjarë me mozaikët tona, sepse po këta mjeshtër të njëjtë kanë punuar dhe nëpër tokat tona. Kur bëhet fjalë për histori, ne bullgarët më shumë tregojmë për zgjedhën pesëshekullore dhe kështu nuk vëmë re se çfarë trashëgimie ruajmë që nga Antikiteti. Unë kur i shikoj mozaikët e ruajtur në qytetin Devnja, në Plovdiv, në Stara Zagora, në Sofje e kështu me radhë, gjithmonë mendoj sesa duhet të krenohemi si bullgarë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: katyalekova.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD
Ilija Llukov

Komunitetet bullgare jashtë vendit e mirëpresin këngëtarin popullor Ilija Llukov me pëllumba të bardhë në qiell

Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..

botuar më 24-12-16 7.30.PD