Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tetë herë u shtrenjtua një monedhë me fytyrën e poetit Gjeo Milev

Foto: Banka Popullore Bullgare

Një javë pasi Banka Popullore Bullgare lëshoi monedhën përkujtimore me pamjen e Gjeo Milevit në shitje, vlera e saj  u rrit me tetë herë nga çmimi në të cilin propozohej fillimisht. Emetimi i monedhës është 2 leva, kurse nga Banka Popullore Bullgare shitej për 24 leva. Banka Kombëtare e lëshoi monedhën e bukur në lidhje me 125 vjetorin nga lindja e poetit tonë të madh-modernist. Në anën e përparme të monedhës është paraqitur emblema e Bankës Popullore Bullgare, vlera nominale dhe viti i lëshimit-2020. Në anën e kundërt shikohet portreti i Gjeo Milevit si dhe nënshkrimi i tij. Në ditët e para të vitit të Ri u formuan radhë përpara arkave të Bankës Popullore Bullgare, ku koleksionuesit kishin të drejtën të blejnë deri më 2 monedha me çmimin e shpallur. Dy javë më vonë në ankandet online ajo shitej me çmim prej 180 levash.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD