Bullgaria do të vazhdojë të diversifikojë burimet dhe itineraret e veta për furnizim të gazit, deklaroi Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova, e cila është për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Uashington delegacioni bullgar u takua me zëvendëssekretarin për politikën energjetike Mark Menezes, me ndihmës sekretarin e energjetikës Francis Fannon, me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Shërbimit të Tregtisë së JashtmeDale Tasharski dhe me përfaqësues të biznesit të gazit.
Ptekova deklaroi se deri në fundin e vitit 2020 Bullgaria do të diversifikojë 50% prej përdorimit të gazit natyror. E gjithë sasia vjetore që përdoret në Bullgari është 3 mlrd. metra kubik dhe gjysma prej tyre – 1,5 mlrd. metra kubik, do të vijë nga Azerbajxhani dhe nga furnizimet e gazit të lëngët.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..