Bullgaria nuk do të anulojë bordin monetar dhe kursin e fiksuar ndaj levit, deklaroi udhëheqësi i Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev. Tema kurrë nuk është shqyrtuar në bisedimet me institucionet financiare evropiane, nënvizoi drejtori i Bankës Popullore Bullgare. Bullgaria do të hyjë në eurozonë me këtë kurs dhe pasi levi zëvendësohet nga euroja, ai nuk do të përdoret më, nënvizoi Ministri i Financave Vlladisllav Goranov. Nuk do të rriten çmimet, pasi Bullgaria hyn në eurozonë, tha Kryeministri Bojko Borisov në takimin e 14 vjetor të biznesit me qeverinë në Sofje. Do të hyjmë në eurozonë me këtë kurs, i cili është sot, theksoi Borisov. Bordi monetar gjithashtu do të mbetet, nënvizoi Kryeministri. Ai shtoi se muaji prill është afati i hyrjes së Bullgarisë në mekanizmin ERM II.
Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..
Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..
Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është..
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje..