Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhvillimi i inovacioneve në Ballkanin Perëndimor diskutohet në Sofje

Foto: www.sme.government.bg

Më 27 dhe 28 janar në Sofje zhvillohet takimi i organizatave nga Ballkani Perëndimor, të cilat përgjigjen për zhvillimin e inovacioneve dhe startup-eve me Komisioneren e KE-së për inovacionin, kërkimin, kulturën, edukimin dhe rininë – zonja Maria Gabriel.Ngjarja është organizuar nga Agjencia Bullgare për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Ajo bashkon në një vend ekspertë nga Bullgaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi për të diskutuar tema të rëndësishme të lidhura me zhvillimin teknologjik të Ballkanit Perëndimor.

Komisionerja evropiane Maria Gabriel nënvizoi përparimin e Ballkanit Perëndimor sa u përket inovacioneve dhe teknologjive të larta dhe shtoi se regjioni zhvillohet mirë në kuadrin e programit evropian “Horizonte 2020”. Zonja Gabriel prezantoi dhe programet e ardhshme të komisionit Evropian për inkurajimin e inovacioneve.

Takimi filloi me fjalim përshëndetës të organizatorit - Z. Bojko Takov, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Bullgare për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, i cili shprehu se është e rëndësishme të sjellim vëmendjen e investitorëve të mëdhenj në rajon. Ai shtoi se ka shumë programe, në kuadrin e të cilave organizatat-pjesëmarrëse mund të bashkëpunojnë  për të krijuar një ekosistem të kompanive nga e gjithë rajoni dhe nga Ballkani Perëndimor. Kjo do të krijojë kushte të shkëlqyera për projekte ndërkombëtare.

Në kuadrin e nismës drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve Z. Sokol Nano prezantoi projektet dhe fondet që Agjencia e tij ofron në mbështetje të sipërmarrjeve të reja inovative. Të gjithë të pranishmit e patën mundësi të pyesin për politikat e Bashkimit Evropian në këtë sferë.

Programi dyditor i mysafirëve vazhdon me vizita në qendrat e mëdha zhvillimore dhe kërkimore Sofia Teck Park, Campus X dhe SoftUni, në Dhomën Ekonomike dhe Tregtare Bullgare dhe në Asociacionin Bullgar Fintech.

Z. Bojko Takov bëri të ditur se gjatë qershorit Agjencia Bullgare për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme do të organizojë një ngjarje të madhe disaditore, në kuadrin e së cilës në Sofia Teck Park do të takohen investitorë, sipërmarrës, kompani dhe ekspertë. Qëllimi është që të prezantohen zgjidhjet më të reja dhe inovative në botë dhe të tërhiqen investitorë për idetë më të mira për startup-e.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD
Rumen Radev

Agjencia “Mjara”: Besimin më të madh tek votuesit e ka presidenti Rumen Radev

Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..

botuar më 25-02-21 5.34.MD

GERB: Politika e SHBA përbën një rrezik për ekonominë bullgare

Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..

botuar më 25-02-21 3.56.MD