Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi i organizuar në Bullgari për herë të parë me një stimul financiar nga shteti

Qeveria alokon 15 milionë leva shtesë nga buxheti i shtetit për inkurajimin e turizmit të organizuar në vendin tonë. Fokusi është mbi stinën verore turistike nga qershori deri në fund të muajit shtator, me qenë se analizat në sektor tregojnë se vizitat e organizuara turistike realizojnë më shumë të ardhura dhe më shumë fjetje nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi.

Porosia është me kërkesa dhe kritere të rritura financiare ndaj pjesëmarrësve. Shkaku është se do të paguhen 15% paraprakisht kurse 85% do të jepen pas vërtetimit të rezultatit” - këtë e tha ministrja e resorit Nikolina Angjellkova gjatë kohës së konferencës me pjesëmarrjen e organizatave të biznesit dhe të industrisë. 


"Për krahasim që nga viti 2015 deri tani turistët, të cilët mbërrijnë në mënyrë të organizuar përmes operatorëve turistikë në Bullgari, si përqindje janë pakësuar dyfish, më në veçanti nga tregu “Rusi”. Procedura është e ndarë midis 4 tregjeve bazë  në Evropën Perëndimore dhe Qendrore që të matim 4 rezultate konkrete nga kjo. Që të jemi të sigurt se paratë do të shpenzohen në mënyrë efektive, do të paguhet vetëm po të arrihet numri konkret i deklaruar i turistëve nga këto tregje, të cilët do të vizitojnë vendin tonë për një turizëm veror. Një kusht tjetër është që turistët tëqëndrojnë në vendet e regjistruara për strehim në sistemin ESTI. Na siguruan se në qoftë se rezultatet të cilat i kemi parashikuar në këtë procedure arrihen do të mund të mbështetemi përherë tek mekanizmi financiar i propozuar prej nesh, përfshi dhe me një buxhet më të madh. Kjo do të ndihmojë mjaft sektorin në vendin tonë."

Përfaqësuesit e biznesit u bashkuan rreth mendimit se kjo iniciativë është sukses për të gjithë degën turistike, sepse përmes saj shteti bullgar do të kryejë fushata të synuara të marketingut dhe shitje direkt të paketave turistike. E përgjithshme është  përshtypja se Turqia dhe Greqia livrojnë një buxhet të madh për reklamë, financojnë fluturime çarter. Nga kjo pikëpamje duhet të mendohet sesi të stimulohet biznesi bullgar, duke pasur parasysh konkurrencën e jashtme. 

"Ky veprim tregon se Ministria e Turizmit fillon t’i trajtojë këto para në bazë të mënyrës evropiane, jam i bindur se efekti do të jetë pozitiv dhe me me të paktën 10% do të shtohet fluksi turistik deri në fund të vitit 2020" - deklaroi Krasimir Stanev - drejtor ekzekutiv i vendpushimit “Allbena “ dhe shtoi:

"As me lehtësi, as me vështirësi fillon stina jonë për vitin 2020, por jam i bindur se me këtë hap, të cilin e bën Ministria e Turizmit, efekti do të jetë shumë i mirë në final. Unë, pavarësisht se kam qenë gjatë gjithë jetës në sektor, nuk mbaj mend një hap të tillë deri tani. Efektin pozitiv do ta ndiejmë që të gjithë ne, akoma në fund të vitit."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD