Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni për Luftimin e Korrupsionit kërkoi konfiskimin e pronësisë së një ish-ministri

Dr. Mihaill Zortev
Foto: BGNES

Komisioni për Luftimin e Korrupsionit kërkon që Gjyqi të konfiskojë pronësi prej 350 000 eurosh të ish-Ministrit të Shëndetësisë Mihaill Zortev. Ai u akuzua nga Prokuroria se si një zyrtar i autorizuar për të nënshkruar leje për realizimin e veprimtarive mjekësore, ka shkelur detyrat e veta. Ka dhënë leje në saje të së cilës ka përfituar një person privat në kuadrin e skemës “spital në spital” për territorin e spitalit shtetëror në Vraca. Komisioni në fjalë kërkon që të konfiskohet një apartament i Zortevit në një lagje prestigjioze të kryeqytetit, si dhe aksione prej firmash dhe shuma prej shitjeve të pronësive të ndryshme. Në Gjykatë janë parashtruar akoma 8 kërkesa për konfiskimin e pronësisë dhe ka filluar kontroll kundër akoma 10 vetave.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD