Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon thellimin e partneritetit energjetik me Italinë

Giuseppe Conte (majtas) dhe Bojko Borisov
Foto: Zyra për shtyp e KM-së

Kryeministri italian Jiuseppe Conte është për vizitë zyratre në Sofje. Italia është partnere e rëndësishme e Bullgarisë dhe aleate në NATO, kemi marrëdhënie të shkëlqyera, tha para tij Kryeministri bullgar Bojko Borisov. Ai nënvizoi se duhet të rriten investimet italiane Bullgari dhe ka nevojë për ofrim më të gjerë të produkteve bullgare në tregun italian.

Ishte vlerësuar pozitivisht rritja prej 10,2% të shkëmbimit të mallrave, i cili është për 4,86 mlrd. euro.

Bullgaria kërkon zgjerim të partneritetit në energjetikë, sepse Italia është koordinatore e projektit strategjik për korridorin Jugor të Gazit në Evropë. Italia luan dhe rol të rëndësishëm për ndërtimin e “Rrymës Ballkanike” deri në kufirin bullgar me Serbi – gjë për të cilën konsorciumi “Arkad” (i Arabisë Saudite dhe Italisë) nënshkruan marrëveshje, tha Borisovi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD
Tomisllav Donçev

Bullgaria do të përpiqet të shpëtojë një pjesë të pagesës së dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes

Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..

botuar më 25-02-26 6.48.MD