Parlamenti miratoi në lexim të parë ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe Tregtare midis Kanadasë dhe BE-së e njohur si CETA. “Pro” votuan 110 përfaqësues popullorë, 98 ishin “kundër” dhe 7 u abstenuan. Marrëveshja në fjalë parashikon heqjen e taksave doganore, thjeshtësimin e rregullave dhe procedurave doganore. “Kundër” votuan Patriotët e Bashkuar dhe Partia Socialiste Bullgare. Ndër argumentet e tyre kundër marrëveshjes ishin rreziku nga depërtimi i produkteve të modifikuara gjenetikisht dhe mundësia nga kufizimi i sovranitetit kombëtar. Nga Konfederata e Punës “Podkrepa” u bënë thirrje deputetëve të mos ratifikojnë marrëveshjen, sepse ajo do të jetë në dëme të biznesit të vogël dhe të mesëm në Bullgari. Për të hyrë në fuqi marrëveshjen është e domosdoshme që projektligji për ratifikimin e saj të votohet edhe në lexim të dytë.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është..
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje..