Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vinaria 2020” pret miq nga i gjithë kontinenti

Foto: BGNES

Gjatë gjysmës së dytë të muajit shkurt, qyteti Plovdiv do të kthehet në destinacion për turizëm të verës në sajë të ekspozitës ndërkombëtare për vreshtari dhe prodhim të verës “Vinaria 2020”. Pritet që në qytet të mbërrijnë rreth 40 mijë miq nga Bullgaria dhe Evropa.

Gjatë kohës së ekspozitës, e cila do të zhvillohet nga data 19 deri më 23 shkurt në pavijonet e panairit të Plovdivit, do të prezantohet një seleksionim i pasur prej produkteve të industrisë së verës, si dhe teknologjitë më të reja në degë. Koleksionet e kantinave të zgjedhura bullgare do t'i joshin  vizituesit me verë të llojeve si mavrud (të fermentuar me gjethe trëndafili),verë e pastaxhionuar, verë bojë portokalli, verë e akullt, raki e staxhionuar 15 vjet.

Në Qytetin e Verës dhe Delikatesave do të hapë dyer edhe një ekspozitë tjetër ndërkombëtare “Foodtex” e cila do të propozojë ushqime shëndetësore, prodhime të mishit dhe të qumështit me një cilësi të lartë, specialitete dhe gjellë tradicionale kombëtare.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD