Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

| rinovuar më 20-02-03 3.58.MD

Greqia miratoi aktualizimin e marrëveshjes ushtarake me ShBA-në

Foto: EPA/BGNES

Parlamenti i Greqisë miratoi marrëveshjen e aktualizuar për mbrojtje me ShBA-në me 175 vota “pro”, 80 “kundër” dhe 33 të abstenuar. Marrëveshja u lejon forcave amerikane të shfrytëzojnë objektet ushtarake greke si bazat ushtarako-ajrore në Larisa dhe në Stefanovikio për furnizim, stërvitje dhe ndërhyrje urgjente. Ushtria Amerikane do të ketë qasje me portin Aleksandrupolis, i cili është me rëndësi strategjike për anijet ushtarake të ShBA-së dhe NATO-s. Greqia shpreson që ShBA-ja do të investojnë më se 12 milion euro në bazën në Larisa dhe afro 6 milion euro në fshatin Marati, i cili është pjesë e bazës amerikane në portin Suda të ishullit Kretë. Votimi i deputetëve u shoqërua me demonstrata në qendrën e Athinës të organizuara nga e majta.


Pesë vende u aderuan me sanksionet evropiane kundër Turqi

Pesë vende jashtë BE-së u aderuan me masat kufizuese kundër sundimeve të palejuara për kërkimin e gazit natyror kryera nga Turqia në Mesdheun Lindor. Sanksionet u miratuan nga Këshilli i BE-së më 11 nëntor të vitit të kaluar. Dëshirë për të sinkronizuar politikën e tyre mbi këtë çështje me të evropiane shprehën kandidatët për anëtarësim Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria, si dhe Islanda, e cila është anëtare e hapësirës ekonomike evropiane. Vendimi i Këshillit të BE-së aplikon masa kufizuese kundër personave dhe organizatave, të cilat mbajnë përgjegjësi ose janë pjesë e sundimeve për kërkim dhe nxjerrje të hidrokarbureve pa leje në ujërat territoriale që janë zonë e jashtëzakonshme ekonomike dhe Shelf Kontinental i Republikës së Qipros.


Nuk ka dallime midis ShBA-së dhe BE-së në qëndrimin ndaj Kosovës

Foto: EPA/BGNES

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme Josep Borrell tha se nuk ka konflikt me ShBA-në përsa u përket përpjekjeve të përbashkëta të të dy palëve të kthejnë Serbinë dhe Kosovën në tryezën e bisedimeve. Bisedimet me ndërmjetësinë e BE-së midis Serbisë dhe Kosovës filluan në vitin 2011, por u ndërprenë para më se një viti, kur Kosova vendosi taksa doganore 100 përqindëshe mbi mallrat serbe. Ndërkohë në janar përfaqësues të lartë amerikanë u përpoqën të nxisin të dy palët të rimëkëmbin lidhjet ajrore dhe hekurudhore të ndërprera që prej 21 vitesh. Josep Borrell i cili tani vonë bëri vizitë në Ballkanin Perëndimor tha, se Brukseli dhe Uashingtoni punojnë bashkë për arritjen e rezultateve. Ai shtoi, se rifillimi i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës është rruga e vetme për afrimin e tyre me BE-në. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë Kosova shpalli pavarësi në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e njeh.


U hap një pikë e re kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Një pikë e re kufitare Bellanoc – Stanqiq u hap midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në ceremoni asistuan për palën e Maqedonisë së Veriut kryeministri Oliver Spasovski dhe zëvendës kryeministri i çështjeve evropiane Bujar Osmani ndërsa për palën e Kosovës zëvendës kryeministri Enver Hoxhaj si dhe kryetarët e bashkive të të dy vendbanimeve kufitare Likova dhe Gjilan. Të dy vendet shpresojnë që pika e re të tretë kufitare do të ndihmojë shtimin e shkëmbimit tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.


39 gra në Turkish Airlines janë me gardën e kapitenit pilot

Foto: haber7.com

Sipas statistikës në sistemin e Linjave Ajrore të Turqisë nga 4 974 pilotë 211 janë gra. Prej tyre 39 janë me gardën e pilotit të parë. Më e reja ndër grave kapitene pilote është 29 vjeçja Selin Sevimli. Si pilote ajo ka një stazh 8-vjeçar, pasi specializoi në pilotim në Universitetin e Anadollit.


Albin Kurti do të jetë kryeministri i ri i Kosovës

Foto: EPA/BGNES

Katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme Kosova do të ketë qeveri të re pasi liderët e Lëvizjes së Vetëvendosjes Albin Kurti dhe të Lidhjes Demokratike Isa Mustafa nënshkruan marrëveshjen e koalicionit. Të dy partitë u morën vesh që në krye të qeverisë të jetë Albin Kurti dhe të ketë 15 ministri. Kabineti 15 anëtarësh do të ketë nga 6 ministri nga dy partitë më të mëdha në vend, ndërsa tri ministritë e tjera do të udhëhiqen nga përfaqësues të minoriteteve. Pritet që në postin e kryeparlamentarit të propozohet nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani. Partitë e koalicionit në pushtet do të disponojnë 77 vende në parlamentin 120 anëtarësh.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Doc. Aleksej Pamporov

“Lidhja e Zërave. Diaspora” paraqet rrëfimet e 82 bullgarëve jashtë vendit

Platforma online për të drejtat e njeriut “Margjinali”, me mbështetjen e Fondacionit “Tomsën”, përgatiti projektin “Lidhja e Zërave. Diaspora”, duke paraqitur 82 histori dokumentare të njerëzve nga diaspora bullgare në BE, SHBA dhe Kanada. Projekti..

botuar më 24-04-10 10.15.PD

Pranvera erdhi dhe bashkë me të edhe brezat e rinj të të pastrehëve

Ai është thjesht një maçok, por fati i tij bëri bujë në rrjetet sociale. Rreth 10 muaj më parë ai u shfaq në Bibliotekën Kombëtare të Plovdivit “Ivan Vazov” në Ditën e Shën Gjergjit dhe e quanin Gogo. Ai fitoi shpejt dashurinë e bibliotekarëve,..

botuar më 24-04-07 10.35.PD

Popullata e bizonëve evropianë në vendin tonë po rimëkëmbet dalëngadalë

17 janë bizonët që janë liruar dhe jetojnë të lirë në Rodopet Lindore. Ata janë të ndarë në dy tufa dhe së fundmi bizoni i parë i lindur në liri ka të voglin e tij. Fondacioni Wilder Rhodope (Rodope më të egra), i cili po punon për një projekt për të..

botuar më 24-04-06 9.10.PD