Ambasadorja e Uashingtonit në Sofje Hero Mustafa njoftoi se brenda disa ditëve të ardhshme do të shpallet emri i bullgarit të parë me ndalim për hyrje në territorin e ShBA-së. Diplomatja shpjegoi se kjo do të bëhet në përputhje me urdhëresën e Kongresit, e cila i jep mundësi Sekretarit shtetëror të SHBA-së që të shpallë emrat e zyrtarëve të lidhur me veprimtari korruptive. Në të ardhmen do të ketë dhe bullgarë të tjerë me të njëjtin ndalim, bëri të ditur zonja Mustafa.
Gjatë marsit është planifikuar vizita e parë në Bullgari e ndihmës-sekretarit shtetëror për çështjet konsullore për bisedime sa i përket programit “Work and Travel”, i cili u jep mundësi 5 mijë studentëve bullgarë të kalojnë verën në SHBA.
Në lidhje me domosdoshmërinë për shqyrtimin e diversifikimit energjetik nga pikëpamja praktike, jo vetëm parimore, është planifikuar dhe vizita e dytë e delegacionit prej ekspertëve energjetikë në Bullgari, tha gjithashtu Ambasadorja amerikane.Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Sipas ligjit, në përfaqësitë diplomatike dhe..
Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me aeroplanin qeveritar Airbus mbrëmjen e së hënës. Në grupin e parë, që numëron 89 persona, janë kryesisht familje, nëna me fëmijë dhe të moshuar. Ata u pritën nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..
Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell..
Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të..