Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konfrontacioni i presidentit me qeverinë: komentet në Parlament

Foto: BGNES

Pasi dje presidenti Rumen Radev shpalli zyrtarisht se ia heq besimin qeverisë, sot forcat kryesore politike e komentojnë këtë temë.

Nga grupi parlamentar i partisë qeverisëse GERB deklaruan se sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë presidenti nuk ka kompetenca për t’i hequr besim qeverisë. Kompetenca të tilla kanë vetëm Kuvendi Populor dhe votuesit.

Nga “Patriotët e Bashkuar” komentuan se “nuk është mirë kur njeriu, i cili simbolizon unitetin e kombit nis luftë dhe bënë thirrje  për dialog dhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve.

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë kundërshtoi vendimin e kreut të shtetit me argumentin se ai as heq as jep besim, vetëm ka të drejtën të shprehë mendime.

Grupi parlamentar i koalicionit të së majtës “Partia Socialiste Bullgare – për Bullgarinë” solidarizohet plotësisht me Presidentin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria po lufton dy zjarre të rënda në malet Sllavjanka dhe Maleshevska

Situata është e komplikuar me dy zjarret në malin Maleshevska dhe malin Sllavjanka. Të dy frontet mbeten aktive. Rreth 6000 dynymë është sipërfaqja pyjore e prekur në Malin Maleshevska, si dhe mbi 3000 dynymë tokë bujqësore. Nuk ka asnjë rrezik për..

botuar më 24-07-31 9.27.PD

Parashikimi i motit për 31 korrikun

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 në 35°, në..

botuar më 24-07-30 7.40.MD

Filloi evakuimi i fshatrave pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut

Sistemi BG-ALERT lëshoi një paralajmërim evakuimi për banorët e pesë fshatrave në komunën Strumjani, për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu në zonën e malit Maleshevska, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut. Zjarri atje vazhdon të rritet dhe në..

botuar më 24-07-30 6.27.MD