“Bukuria nganjëherë paraqitet papritmazi. Ajo mund të jetë një kaçube të veshur me brymë ose, një manushaqe pylli, një buzëqeshje fëmijësh ose një akt fisnik. Me rëndësi është të mund ta vësh re” – thoshte akoma duke qenë e gjallë poetesha e madhe bullgare Leda Mileva.
Ajo është vajza e poetit dhe publicist të talentuar Geo Milev – një nga figurat eekspresionizmit në letërsinë bullgare. Më 5 shkurt mbushen 100 vjet nga lindja e saj, kurse ky është shkak për një varg takimesh, recitime dhe iniciativa, të cilat i kushtohen Leda Milevës. Ajo është autore e më shumë se 30 përmbledhjeve me vjersha për fëmijë, të pjesëve teatrale dhe të radio-pjesëve, të përkthyera në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, polonisht si dhe në gjuhë të tjera. Ka artikuj të shumtë mbi problemet e letërsisë, përkthimit dhe bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar. Ajo është përkthyese e poezisë moderne amerikane, angleze dhe afrikane. Pas Luftës së Dytë Botërore nga viti 1944 deri në vitin 1951, Leda Mileva ka qenë drejtuese e transmetimeve për fëmije dhe të rinj në Radio Sofja, ka qenë kryeredaktore e disa revistave për fëmijë. Kurse në periudhën e viteve 1966-70 ka qenë drejtoresha eTelevizionit Kombëtar Bullgar. Gjatë viteve të 70-të ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme , kurse deri në fund të vitit 1978 ka qenëambasadore, përfaqësuese e përhershme e Bullgarisë në UNESKO. Pas kthimit të saj tek ne në vazhdim të 10 vjetëve Leda Mileva ka qenë kryetare e Lidhjes së Përkthyesve dhe ka themeluar revistën për letërsi të huaj “Panorama”. Ajo ka qenë kryetare shumëvjeçare e degës bullgare të PEN-klubit.
Leda Mileva vdiq në datën e saj të lindjes në vitin 2013, kurse kujtimi për të mbetet i gjallë dhe i spikatur. Dëshmi për këtë është vëmendja e madhe me të cilën qe përgatitur programi për festimin e jubileut në dhomat e leximit dhe sallet e Bibliotekës së Kryeqytetit. Posaçërisht për ekspozitën nga agjencia “Arkiva” kanë ofruar një pjesë nga sendet personale të marra kohët e fundit nga të afërmit e shkrimtares. Janë paraqitur dhe dekorata ndërkombëtare dhe çmime të saj, një korrespondencë personale, libra me autograf, si dhe botime të përkthyera.
Një nga eksponatet më interesante është një fletore me vjersha, të shkruara nga poetesha kur ka qenë mezi 9-vjeçe. Festimi i 100 vjetorit nga lindja e Leda Milevës do të vazhdojë deri më 14 shkurt në Bibliotekën e Kryeqytetit.
Do të flasim për Leda Milevën dhe pass projektimit të filmit, të bërë nga nipi i saj profesor Avramov – thotë Marçella Borisova, zëvendës drejtoresha e bibliotekës:
Leda Mileva qe njëmike e bibliotekës, akoma që në ardhjen e saj të parë gjatë vitit 2000. Që atëherë mbase 6 herë ajo ka qenë mike e bibliotekës me raste të ndryshme. Festojmë denjësisht 100-vjetorin e saj me një program të pasur prej ngjarjeve kulturore, të cilat do të zhvillohen kryesisht në sektorin e fëmijëve. Fillojmë më 5 shkurt në “Dhomën e përrallave”, e cila tanimë do të mbajë emrin Leda Mileva. Interesi ndaj këtij festimi është shumë i madh, do të na vizitojnë grupe nga kopshtet e fëmijëve, nga shkollat e ndryshme. Kështu do të jetë deri në ditën e shtunë. Më 5 shkurt në mbrëmje , bashkë me PEN-qendrën bullgare, me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe shtëpinë botuese “Zahari Stojanov” do tëprezantojmë këtu në bibliotekë pullën poste, e cila i kushtohet jubileut të shkrimtares sonë të madhe.
Do të tregojmë dhe ekspozitën tonë “Bota fëmijërore e Leda Milevës” me përkushtimin e saj personal .
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Gjergana Mançeva dhe BGNES“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..