Kryeministri Bojko Borisov bisedoi me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Bruksel.
Bullgaria ndan mendimin e Bashkimit Evropian se ndryshimet klimatike janë një problem global, i cili kërkon bashkimin e përpjekjeve të të gjitha shteteve. Borisovi tha se në vende si Bullgaria, ku pjesa e energjetikës së prodhuar nga djegia e qymyrgureve është e madhe, tranzicioni drejt neutralitetit të klimës do të kërkojë më shumë investime dhe masa aktive në sektorin social.
Kryeministri e falënderoi Komisionin Evropian për këtë se i ka vlerësuar lartë përpjekjet e Sofjes për t’i plotësuar kushtet dhe treguesit e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Vlerësim dhe deklaroi se shteti bullgar mbetet i angazhuar me reformat, të cilat janë të pakthyeshme dhe të qëndrueshme.
Vizita e Borisovit në Bruksel po vazhdon.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..